Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer këtë mbrëmje sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS-it në të gjithë Sirinë.

Sipas mediave të huaja, Komanda Qendrore e SHBA-së dhe forcat partnere kryen sulmet rreth orës 12:30 të pasdites sipas orës lindore të SHBA-së, si pjesë e Operacionit Hawkeye Strike, njoftoi forca në mediat sociale.

Operacioni u nis me urdhër të Presidentit Donald Trump në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një sulmi “pritë” të ISIS-it, i cili u krye nga një terrorist ndaj forcave amerikane dhe siriane në Siri më 13 dhjetor 2025, ku u vranë dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi gjithashtu se operacioni ishte pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm të SHBA-së për të “çrrënjosur terrorizmin islamik kundër luftëtarëve tanë, për të parandaluar sulmet e ardhshme dhe për të mbrojtur forcat amerikane dhe partnere në rajon”.

Kujtojmë se gjatë kohëve të fundit, SHBA-të e kanë rritur angazhimin ushtarak në botë, ku pak ditë më pare kryen një operacion në Venezuelë, i cili përfundoi me kapjen e Presidentit në detyrë të vendit, Nicolas Maduro.