/ATSH-E,Xhajanka/- Të dhënat e fundit nga Shoqata Shqiptare e Bankave japin lajmin e mirë për uljen e nivelit të kredive me probleme.
Sipas statistikave, në fund të muajit tetor 2014, niveli i kredive të këqija arriti në 24.7 për qind, kundrejt 25 për qind që shënoi në muajin tetor.
Ndonëse shkalla e kredive me probleme ngelet e lartë, prej rreth një viti ky tregues së paku është stabilizuar, me një ndikim të dukshëm edhe në përfitueshmërinë e sistemit.
Kthimi nga kapitali, tregues që mat fitimet kundrejt kapitalit aksioner, për 10 muajt e vitit ishte 11%, shifër mjaft e mirë, duke marrë në konsideratë dobësinë që po kalon ekonomia. Sektori bankar vazhdon gjithashtu të ketë nivele të larta të kapitalizimit.
Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit është më i rëndësishmi në këndvështrimin e soliditetit financiar të bankave dhe mat raportin e kapitalit rregullator ndaj aktiveve me rrezik. Për 10-mujorin 2017, ky tregues ishte 17.6%, nga 12% që është pragu minimal i kërkuar nga Autoriteti Mbikëqyrës.
Ekspertët e bankave shprehen se përmirësimi i kredisë me probleme lidhet me zbatimin e ligjit të miratuar së fundmi i cili parashikon ristrukturimin e kredisë me probleme për të gjithë kreditoret që kanë patur probleme në shlyerjen e kredise.












