SHÇBA bëhet agjencia e mbikqyrjes policore! Avokati Frashëri: Ndryshimi pozitiv nëse bëhet siç duhet

Ndryshimet ligjore për Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme parashikon rritje të kompetencave për strukturën e re që do të quhet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Sipas draftit të propozuar parashikohet që teknikat e gjurmimit apo të  mbikëqyrjes të bëhen përmes përdorimit të mjeteve, pajisjeve apo teknika të veçanta të sofistikuara të cilat mund të identifikojnë apo lokalizojnë vendndodhjen e efektivëve të policisë të dyshuar për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës. Këto ndryshime juristi Kastriot Frashëri i sheh si pozitive.

"Ndoshta mund të jetë efikas ky ligj, përderisa ky ligj ka të bëj me përgjime që janë vetëm në sektorin e Policisë dhe nuk kapin sferën e publikut të gjerë, për mua është diçka pozitive. Por, do të dëshiroja që kjo të mos ishte shumë zhurmë pa asgjë, me pretekstin “e bëmë” dhe pastaj edhe pse do të bëhet ky ligj për ndryshimet në SHÇBA dhe prap do të vijoj të bëhet e njëjta gjë dhe policia do të ricikloj vetëveten", tha ai.

Në bazë të ndryshimeve të ligjit për SHÇBA-në, struktuara e re do të japë llogari jo vetëm tek Prokurori i Përgjithshëm por edhe te Ministri i Brendshëm dhe SPAK.

Këto ndryshime ligjore krijojnë edhe një lloj konflikt interesi pasi struktuara e re kur të hetojë policinë e shteti duhet ti raportojë edhe ministrit të Brendshëm. Krijimi i agjencisë se re pritet të diskutohet se shpejti në komisionet parlamentare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 04/12/2020 08:44

    Asgje tjeter perveç ndryshimit te emrit nga SHÇBA ne AMP. Nuk mendoj se Prokuroria apo Gjykata jane bere ndonjehere pengese per te kryer punen hetimore institucionet e shtetit,pergjime apo forma te tjera, keto jane thjesht justifikime si gjithmone ato qe i bejne keto propozime nxjerrin arsye para ministrave etj, se po ta bejme keshtu e ashtu do kemi sukses. Nese do sukses mjafton nje transparence pasurie,kete gje e thoshte Falkone ne fillim te viteve 80 dhe nuk kane nevoje per asnje ligj shtese per strukturat e shtetit.

    Përgjigju
  • Kadriu: 04/12/2020 01:35

    Uaaaa ca risie! A nuk e shikoni qe e ashtuquajtura risi eshte pergjimi, pergjimi dhe pergjimi. Ah, dhe raportimi te Sandri. Keta jane bere me keq se ne kohen e Sales. I cili bente ligje a thua do rrinte gjithmone ne pushtet. Pra ligje per veten. Edhe keto, i duan per veten. Pra nuk jane ligje por llogje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër