Drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës ka pezulluar nga detyra nënkomisarin Florian Skura në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Skura, me detyrë Specialist shërbimi dhe Oficer i Policisë Gjyqësore në sektorin e Qarkullimit Rrugor në Durrës, dyshohet se në mënyrë të përsëritur, nuk ka kryer hetime të plota për çështje të ndryshme.

Ai nuk ka referuar materialet procedurale pranë Prokurorisë, por i ka  trajtuar në mënyrë administrative.