Shefi i antikorrupsionit
në burg për korrupsion

Shefi i antikorrupsionit<br />në burg për korrupsion
PRISHTINE- Udhëheqësi i Task-forcës së themeluar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi për luftimin e korrupsioni është arrestuar të hënën pasdite në lidhje me një hetim për korrupsion, të cilin po e zhvillojnë prokurorë të EULEX-it që veprojnë në Prizren dhe Pejë.

Shefi i Task-forcës kundër korrupsioni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafi është arrestuar me të  mbërritur në zyrën e tij.

Në ditën e arrestimit të prokurorit Mustafi, i cili në Prokurorinë Speciale ka hetuar krimet ekonomike, jane arrestuar dhe 2 persona te tjere. Reshat Zherka, nga Gjakova, i cili së bashku me vëllanë e tij, Xhelalin, janë miq të shefit të Task-forcës. Ata dyshohen se janë deleguar nga prokurori Mustafi tek persona të ndryshëm që po hetonte prokurori, për të kërkuar dhe marrë shuma të majme parash në këmbim të mosakuzimit të tyre. 

KUSH ESHTE MUSTAFI
Mustafi prej vitit 2010 drejton njësinë kundër korrupsionit që kishte formuar kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka pasur rastet më të mëdha të korrupsionit, shumica nga të cilat kanë dështuar ose kanë përfunduar me dënime me kusht siç ishte rasti i Jahja Llukës në rastin e donacioneve për Ramush Haradinajn. Mustafi kishte akuzuar edhe ish-guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi ku të pesë akuzat nuk janë konfirmuar dhe i cili është liruar.
Pashk Mirashi ka pranuar të hënën në një bisedë të shkurtër nëpërmjet telefonit se i ka dhënë ryshfet Mustafit gjatë kohës sa ishte në procedurë hetimore.

“Unë atë që kam pas me e ba e kam ba në organet kompetente edhe kështu që kam besu gjithmonë te drejtësia dhe te Zoti, edhe shpresoj që do të dalin gjërat me kohë dhe do të vërtetohen”, ka thënë Mirashi. “Po, ryshfet i kam dhanë”, ka thënë ai, por nuk ka treguar shumën.
Burime e shqiptarja.com kanë thënë se bëhet fjalë për një shumë ryshfeti mbi 40 mijë euro.

EULEX KONFIRMON ARRESTIMIN
Lajmi për arrestimin e tyre është konfirmuar nga EULEX-i. 
“Veprat që janë duke u hetuar përfshijnë: Shpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar dhe ushtrim i ndikimit”, thuhet në komunikatë e EULEX.
EULEX shpjegon se këto akuza lidhen me keqpërdorimin e pretenduar nga ana e një prokurori vendas të PSRK-së dhe të dy të tjerëve, të cilët pretendohet se kanë zhvatur shuma parash nga një i dyshuar në një rast. Hetimet janë duke u kryer nga Prokuroria e EULEX-it në Prizren bashkë me Prokurorinë e EULEX-it në Pejë.

Sot pritet të vendoset se a do t`u zgjatet apo jo masa e ndalimit dy personave të arrestuar dje, nën dyshimet për përfshirje në korrupsion.

/rg/sg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit