TIRANE- Cataldo Motta, shefi i antimafias në Leçe i pranishëm 10 ditë më parë në një takim mes prokurorëve shqiptarë, deklaroi se Prokuroria shqiptare, duhet të hetojë pasuritë e personave që janë përfshirë në veprimtari kriminale në Itali. Motta, sqaroi se antimafia italiane në çdo material që sjell në Shqipëri jep të dhëna të sakta lidhur me veprimtarinë e të kërkuarve në Shqipëri.

Këtu sipas tij hyn dhe pasuria e tyre e cila duhet të hetohet për të mësuar se kush është burimi i vendosjes së pasurisë së personave të kërkuar.

Thuajse të gjithë personat e kërkuar, janë pasuruar dhe kanë ngritut biznese në Shqipëri, nga të ardhurat kriminale që kanë përfituar në Itali. Pjesa më e madhe e tyre është marrë me trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe grabitje me armë. 

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)