Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Sisteme anti-raketore

Sipas drejtorit të CIA-s, William Burns, pa ndihma të tjera nga SHBA-ja Ukraina mund ta humbasë luftën kundër Rusisë deri në fund të vitit. Nëse Kongresi Amerikan nuk i miraton ndihmat e reja, ekziston "një rrezik shumë real që ukrainasit mund të humbasin në fushën e betejës deri në fund të vitit 2024 ose të paktën që Putini të arrijë një pozicion ku ai në thelb mund të diktojë kushtet politike", tha shefi i Shërbimit Sekret Amerikan. "Në këtë rast rrezikojmë shumë.” - tha Burns.

Pas muajsh bllokimi udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, njoftoi se këtë fundjavë do të votohet për mbështetjen e e ardhshme të SHBA-së për Ukrainën.

Në një dinamikë të rrallë dypartiake, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një paketë sigurie prej 95 miliardë dollarësh ndihmë për Izraelin, Ukrainën dhe aleatët e SHBA-së në Azi. Kjo ndodhi pasi kapërcimit të një pengesë procedurale me ndihmën e një aleance deputetësh nga të dyja palët. Votimi përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve pritet këtë fundjavë.

Nëse dhoma e dytë e miraton paketën e ndihmave për Ukrainën, e ka radhën Senati. Presidenti amerikan Joe Biden tha se dëshiron ta nënshkruajë ligjin "menjëherë” pas vendimit të Kongresit.

Vendet e NATO-s i premtojnë Ukrainës ndihmë për mbrojtjen ajrore

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, vendet e NATO-s duan t'i ofrojnë Ukrainës sisteme shtesë për mbrojtjen ajrore. "NATO ka inventarizuar burimet ekzistuese brenda aleancës dhe ka sisteme që mund të vihen në dispozicion të Ukrainës”, tha Stoltenberg pas një video-konference me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski./ DW

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doktori: 20/04/2024 09:48

    Me apo pa ndihmen e shba ajo lufte eshte e humbur nga ukraina dhe kjo gje dihet qe kur nisi konflikti , qellimi i amerikaneve ishte dobesimi i ushtrise Ruse sepse per nje fitore ukrainase as qe behej fjale qe ne fillim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Firma e munguar për rinovimin, Sylvinhon e duan në Portugali para Euro 2024

Firma e munguar për rinovimin, Sylvinhon e duan në Portugali para Euro 2024