Shefi i komisariatit të Laçit pranon njohjen me Gëzim Çelën e justifikohet: Nuk e shmangia dot! Gjykata e lë në burg

Shefi i komisariatit të Laçit pranon njohjen me Gëzim Çelën e justifikohet: Nuk e shmangia dot! Gjykata e lë në burg

1696926405_dritanmetajgzimela.jpg

Në foto (nga e majta në të djathtë) Gëzim Çela dhe Dritan Metaj 

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e sigurisë për Dritan Metaj, shefin e komisariatit të Kurbinit i arrestuar se bashkëpunoi me grupin e trafikantëve të drogës pjesë e së cilës është dhe Gëzim Çela.

Report TV mëson se në gjykatë Metaj ka pranuar njohjen dhe takimet me Gëzim Çelën dhe i ka argumentuar me njohjen e mëparshme që ka pasur me të. Ndërsa ka pranuar fajësinë.

“Kam bërë gabim por e kam bërë pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot" tha Metaj.

Vendimi i GJKKO-së
Gjykata, në seancë gjyqësore të zhvilluar në prani të palëve në proces, pasi dëgjoi kërkimet dhe pretendimet e tyre, mori dhe vlerësoi aktet e depozituara prej tyre:
Gjykata, në bazë të neneve 228, 229, 230, 232, 238, 244, 246 e 248 të Kodit të Procedures Penale, kjo gjykatë, pasi formoi bindjen dhe në mbështetje të provave të shqyrtuara në këtë gjykim:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
• Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 110 datë 08.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Dritan Metaj si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

• Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
 • Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, brënda afatit ligjor.


Lajmi kryesor:

U arrestua nga SPAK, shefi i komisariatit të Kurbinit lëvizte Gëzim Çelën e trafikantët e Fushë Kuqes me makinë! Përgjimet e nxorën zbuluar


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt