U arrestua nga SPAK, shefi i komisariatit të Kurbinit lëvizte Gëzim Çelën e trafikantët e Fushë Kuqes me makinë! Përgjimet e nxorën zbuluar

TIRANE -  Komisari i arrestuar i Kurbinit, Dritan Metaj, dyshohet se ka lëvizur me makinën e policisë, të ashtuquajturin “baron i drogës”, të kërkuarin Gëzim Çelën, dhe anëtarë të tjerë të grupit.

SPAK nuk ka afruar informacion zyrtarë për këtë, por burime për Report Tv, thonë se janë siguruar prova, mbi miqësinë e shefit të Kurbinit me Çelën e Fushë Kuqes.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t'i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

Metaj në dosjen e SPAK del me rol të rëndësishëm të trafikut të drogës, vijimësi e operacionit “Flakë në Det”, i nisur që në 15 gusht të këtij vitit. Thuhet se për Metën dhe Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular, një pjesë e të cilëve u sekuestruan pasi u kap veliera në det duke u djegur. Mes tyre janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.

Megjithatë, me urdhër të SPAK, janë kryer përgjime të tjera në javët e fundit, të cilat kanë dhënë prova mbështetëse për dokumentimin e veprimtarisë kriminale.

Prova mbështetëse për dokumentimin e veprimtarisë kriminale u siguruan edhe përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren, me urdhër të SPAK.

Këtë të martë, (10 tetor 2023)  Gjykata e Posaçme konfirmoi masën “arrest në burg” për Metajn i cili është dorëzuar në momentin që u përball me provat e hetuesve.

 E kam takuar Gëzim Çelën vazhdimisht për shkak të njohjeve me të që në kohën kur punonte në Policinë e Shtetit. E di që kam gabuar, por kjo ka ndodhur për shkak të marrëdhënie shoqërore që kishim dhe nuk e shmangia dot" ka thënë Metaj në Gjykatë.

Report Tv mëson se hetuesit kanë dyshime të përfshirjes së Gëzim Çelajt edhe në tentativën për të trafikuar një sasi prej 41.7 kg heroinë, e cila u kap më 1 prill 2023 në afërsi të Rinasit.  Në atë periudhë u arrestua 31-vjeçari Armando Papa, kurse shoqëruesi u largua. Papa dyshohet se ishte pjesë e të njëjtit grup kriminal që kryesohej nga Çelaj dhe droga e ardhur nga Turqia.

Nga 4 urdhër-arreste të firmosura dhenga GJKKO, policia ekzekutoi vetëm 1, atë të shefit të komisariatit Kurbin, Dritan Metaj. 3 të tjerët, Gëzim Çelaj, Arben Dalipaj dhe Roland Guza, rezultojnë të jenë larguar nga vendi pas operacionit “Flakë në Det”.

Mbetet e paqartë nëse largimi i tyre ka qenë rastësor, apo janë informuar për operacionin nga të tjerë.  

Më 15 gusht 2022 grupi në fjalë tentoi të trafikonte përmes detit 23 kg kanabis, por u pikasën nga policia. Në atë kohë u arrestuan 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas. Fillimisht i vunë flakën mjetit lundrues dhe tentuan të largohen me gomone, por arratia nuk zgjati dhe droga u gjet në ujë. Në operacion u sekuestruan 2 pistoleta, municion luftarak, shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme dhe 25 celularë që ndihmuan më tej në hetime.

Arrestimi
Policia e Shtetit zbarkoi mbrëmjen e 9 tetorit 2023  në Fushë Kuqe  për ekzekutimin e 4 urdhër-arresteve të SPAK dhe përveç arrestimit të kreut të komisariatit Kurbin dhe  shpalljes në kërkim të Gëzim Çelajt, u shpallën në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi, të cilët dyshohet se janë larguar më herët jashtë vendit. Operacioni është një vijim i atij “Flakë në Det” më 15 gusht 2023.

Operacioni "Flakë në det" 
Më 9 tetor 2023
Arrestohet 

Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit
Në kërkim
1.Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe
2.Arben Dalipaj,  banues në Vlorë
3.Roland Guza, banues në Durrës
Në 15 gusht 2023
Arrestohen:

1.Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë; 
2. Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
3. Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
4. Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
5. Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
6.Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:10
Shefi i komisariatit të Laçit pranon njohjen me Gëzim Çelën e justifikohet: Nuk e shmangia dot! Gjykata e lë në burg

1696926405_dritanmetajgzimela.jpg

Në foto (nga e majta në të djathtë) Gëzim Çela dhe Dritan Metaj 

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e sigurisë për Dritan Metaj, shefin e komisariatit të Kurbinit i arrestuar se bashkëpunoi me grupin e trafikantëve të drogës pjesë e së cilës është dhe Gëzim Çela.

Report TV mëson se në gjykatë Metaj ka pranuar njohjen dhe takimet me Gëzim Çelën dhe i ka argumentuar me njohjen e mëparshme që ka pasur me të. Ndërsa ka pranuar fajësinë.

“Kam bërë gabim por e kam bërë pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot" tha Metaj.

Vendimi i GJKKO-së
Gjykata, në seancë gjyqësore të zhvilluar në prani të palëve në proces, pasi dëgjoi kërkimet dhe pretendimet e tyre, mori dhe vlerësoi aktet e depozituara prej tyre:
Gjykata, në bazë të neneve 228, 229, 230, 232, 238, 244, 246 e 248 të Kodit të Procedures Penale, kjo gjykatë, pasi formoi bindjen dhe në mbështetje të provave të shqyrtuara në këtë gjykim:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
• Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 110 datë 08.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Dritan Metaj si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

• Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
 • Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, brënda afatit ligjor.

Ora 13:05
U kap me 41.7 kg heroinë në Rinas, 31-vjeçari i arrestuar pjesë e grupit të Gëzim Çelajt! Droga u përgatit në Fushë Kuqe, origjinën e kishte nga Turqia

1696935875_armandopapacelaj.jpg

Në foto: Nga e majta në të djathtë  Armando Papa dhe Gëzim Çela

Report Tv mëson se hetuesit kanë dyshime të përfshirjes së Gëzim Çelajt edhe në tentativën për të trafikuar një sasi prej 41.7 kg heroinë, e cila u kap më 1 prill 2023 në afërsi të Rinasit. Në atë periudhë u arrestua 31-vjeçari Armando Papa, ndërsa mundi të largohej një tjetër person që e shoqëronte. Papa dyshohet se ishte pjesë e të njëjtit grup kriminal që kryesohej nga Çelaj. Lënda narkotike dyshohet se ishte përgatitur në zonën e Fushë Kuqes dhe origjinën e kishte nga Turqia.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/10/2023 02:16

    Cfare fytyre,duket sikur ja kane hequr te gjithe gjakun dhe e kane tharre me kimikate si mumjet e Egjiptit! Nejse,mbasi te beje burgun do te jete i lire t'i bashkohet ish-kolekut ne /profesion/.Shikoni se mos ka dhe ky ndonje /shofer/ te gatshem qe t'a ndihmoje kete dhe Celen ne te ardhmen.

    Përgjigju
  • Tao: 10/10/2023 18:51

    Shefi i krimeve të Laçit duket si Matteo Messina Denaro pak para se të vdiste. Veç syzet i mungojnë. Mund të kuptohet pamundësia për t’i luftuar si individ edhe pse me uniformë Martinët, Çelat, Bajrat, Rrajat etj, por që të kthehesh në shërbëtor të tyre është kriminale. Shkon bën burgun në vendin e tyre tani.

    Përgjigju
  • Nardi: 10/10/2023 11:31

    Ka kryer punen e policis si shef! Prandaj ka shkuar Shqiperia keshtu me keto bandit.

    Përgjigju
    • Artan: 10/10/2023 13:21

      Jam dakord me ju shiko cfar surrati kan plehrat

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë

‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë