Shefi i Qarkullimit për Tiranën, për Report Tv: Këtë vit më pak aksidente se në 2017

Shefi i Qarkullimit për Tiranën Taulant Gjoka, në një intervistë për “Report Tv” ka folur mbi masat që janë marrë mbi shkeljet e bëra nga drejtuesit e mjeteve dhe mbi e ngarkuar të verës sezonin e verës si pasojë e fluksit. Sipas tij, stina e verës është më e rrezikshmja prandaj edhe njëherë i bëri apel drejtiesve të mjeteve që të jenë të kujdesshëm.

Si kanë qënë këto ditë për policinë rrugore?

Duke qënë se jemi në stinën e verës, është e natyrshme dinamika të shtohet. Ka një interesim te mediave për sigurinë rrugore. Në këtë stinë shtohen mundësitë dhe rreziqet për aksidente. Prandaj dhe ne kemi shtuar efektivët.

Duam të krijojmë një mjedis të sigurt dhe të qetë por vazhdojmë të kemi aksidente duke reflektuar një kulurë mjaft të ulët.

Cilat janë masat e shtuara?

Ndryshe nga dimri, në sezonin veror policia harton një teori të veçantë që u drejtohet disa shkeljeve të tjera. Ndryshojnë rrethet nga rrethet. Në këtë stinë marrim masa për alkoolin, shpejtësinë, përdorimin e celularit, ndryshimin e korsive. Fatmirësisht krahasuar me një vit më parë është përmirësuar situata. I bëj thirrje qytetarëve që të mos bëhen objekt kontrolli dhe të mos përfundojnë udhëtimin duke u bërë statistikë. Në përçuar një mesazh për të mos përçuar statistika në mënyrë për të qënë të gjithë të qetë.

Këmbësorët çfarë roli luajnë në aksidentet rrugore duke marrë parasysh se edhe ata janë viktima?

Fokusi kryesor mbetet tek drejtuesit e mjeteve, sepse ata japin një impakt më negativ. Kalimtarët janë më të brishtë dhe ne nuk kemi nivel edukate të lartë sipas traditës. Sipas statistikave viktimat më të shumta kanë qënë këmbësorët. Deri më tani i kemi këshilluar por nuk ka sjellë impaktin pozitiv.

Të flasim pak për mënyrat e kontrollit, si vendosen patrullat në rrugë?

Kryesisht vendosen në rrugët ku ka më shumë frekuentim por kjo sdo të thotë që edhe rrugët dytësore nuk janë të kontrolluara me radarë. Vendosen në autostradën Tiranë-Durrës sepse ka më shumë frekuentim, vendosen edhe atje ku ka pika të zeza.

Cilat janë akset më problematike?

Përsa kohë ne kemi një drejtues që bën shkelje do të thosha që çdo segment është rrezik. Por ky rrezik është më evident në pjesën urbane për shkak Ku ky qytet është i boshatisur. Në pjesët interurbane do të thosha se autostrada Tiranë-Durrës është më problematikja për shkak të dendësisë së trafikut, parakalimeve të gabuara dhe mosruajtja e distancës së sigurisë.

Por për shmangien e aksidenteve nuk mjafton vetëm shërbimi ynë por një reagim i të gjithave stukuarave dhe sigurisht vendosja e tabelave të duhura.  Drejtuesit e mjeteve janë të certifikuar me patentë dhe besoj se të gjithë kanë aftësinë dhe vullnetin për të reaguar pozitivisht për të parandaluar aksidentet.

Bëjmë një krahsim, kush është shkaktari kryesor për aksidentet moskujdesi i drejtuesve apo mungesa e sinjalistikave?

Nuk e ndaj dot me saktësi por prevalojnë gabimet njerëzore. Gabimet janë në formën e vetëbesimit të tepruar dhe neglizhencës.

Sa i përket statistikave ka më shumë të vdekur këtë vit apo vitin e kaluar?

Deri në këto momente ka një ulje të ndjeshme të aksidenteve rrugore në krahasim me vitin e kaluar. Por nuk është me rëndësi kjo pasi krahasuar me numrin e popullsisë, numri i viktimave është shumë i lartë.

Përdorni më shumë ndërgjegjësimin apo masat?

Për sa kohë në funksionojmë si polici dhe masën e vetme kemi gjobat por këto ecin paralelisht. Duhet theksuar se ne nuk jemi ai lloj populli që kuptojmë vetëm me këshillime.

Ndalemi tek pjesa më interesante për ju, gjobat, janë shtuar apo zvogëluar?

Me rëndësi të kemi një numër të ulët aksidentesh. Di të them rregullat vazhdojnë të shkelen dhe që ne do të jemi aty për të ndëshkuar çdo shkelës.

Cili gabim dominon?

Në zonat urbane dominon mosdhënia e përparsive, përdorimi i celularit dhe mospërdormi i kaskës për mjetet me dy rrota.

Ndërsa në zonat interurbane dominon shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar, mosmbajtja e distancës së sigurisë.

Si reagojnë qytetarët kur i ndaloni?

Është e çuditshme sepse e mohojnë gjithmonë shkeljen. Por përsa kohë ne nuk kemi një reagim social do të ketë edhe  raste shkeljes. Policia Rrugore ka pasur si qëlllim këshillimin në fillim dhe pastaj vendosjen e shkeljes. Kjo metodë vjen nga gjendja ekonomie e drejtuesit të mjetit, reagimi i tij, etj.

Muaji gusht ka pikun e lëvizjes në rrugët e Shqipërisë, ka masa të shtuara?

Jemi në një stinë të nxehtë, njerëzit udhëtojnë më shumë kanë më shumë adrenalinë. Kjo detyron që të gjithë të nxitojnë për askund. Kjo gjë sjell pasoja por prapë ne sjellim neglizhencën si shkakun kryesor.  

A janë të rinjtë ata që shkaktojnë më shumë aksidente?

Kryesisht janë të rinjtë, prevalojnë të rinjtë e moshave 25-35 vjeçarë.

Një këshillë të fundit?

Kemi qënë shumë prezentë në rrugë dhe në media, apeli im është që të gjithë të respektojën rregullat e qarkullimit rrugor sepse policia rrugore do të jetë aty për të dënuar të gjithë shkelësit e ligjit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren