Shefi i ri i politikës së jashtme të BE-së: Duhet të hapen negociatat për Shqipërinë

Shefi i ri i politikës së jashtme të BE-së: Duhet të hapen negociatat për Shqipërinë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë taki​mit Informal të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Sllovaki, ka marrë mbështetjen e Austrisë, Spanjës dhe Suedisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. 

Cakaj zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit të Spanjës Josep Borrell, i cili vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin e Shqipërisë përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave. Borrell siguroi për mbështetjen e Spanjës lidhur me hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, duke shprehur qëndrimin spanjoll se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian.

Cakaj konfirmoi gjatë takimit se Shqipëria ka përmbushur kushtet teknike për të filluar këto negociata dhe është e bindur se hapja e negociatave me BE-në është mëse e merituar.Sa i takon kryesimit vitin e ardhshëm të OSBE-së, Cakaj informoi homologun spanjoll se Shqipëria ka ndërtuar një bashkëpunim solid me shumë vende anëtare për të siguruar një kryesi sa më te denjë dhe në mbështetje të plotë të axhendës së Organizatës.

Gjatë takimit me Ministrin Federal për Evropën të Austrisë Alexander Schallenberg, Cakaj shprehet se u diskutuan dy çështje të rëndësishme për Shqipërinë:  Perspektiva e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor së bashku me ambicien e Shqipërisë për të marrë një përgjigje pozitive në tetor dhe përgatitjet e Shqipërisë për të marrë kryesinë e OSBE-së vitin e ardhshëm.

 Ministri austriak Schallenberg siguroi për mbështetjen e palëkundur të Austrisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, duke theksuar se Shqipëria ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe është gati të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Ai siguroi gjithashtu se Austria do të jetë një mbështetëse e zëshme dhe e fuqishme e Shqipërisë për të mundësuar një vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të Këshillit në tetor.

Takimi i Cakaj me Margot Ëallström të Suedisë u fokusua te reformat e ndërmarra nga Shqipëria. Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Jashtme suedeze Ëallström vlerësoi edhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, duke konfirmuar mbështetjen e fuqishme për hapjen e negociatave. Ëallström inkurajoi për vijimin e reformave. Nga ana e tij Cakaj u shpreh se marrja e vendimit pozitiv do t’i japë një impuls të ri angazhimit të Shqipërisë për të vijuar më tej me reformat. Ministri në Detyrë Cakaj tha se reforma në drejtësi në Shqipëri është e paprecedentë dhe se Shqipëria është e vendosur të vazhdojë reformat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille