Shefi i shtabit të përgjithshëm francez u bën thirrje ushtarakëve të japin dorëheqjen pas nënshkrimit të letrës paralajmëruese të 'Grushtit të shtetit' (VIDEO)

Letra e hapur dërguar kohët e fundit presidenti francez Emmanuel Macron, që mban firmat e mbi 50 gjeneralëve në pension dhe më shumë se 24 mijë pjesëtarëve aktual të personelit të forcave të armatosura, bëri që të jepet alarmi nga frika e një grushti të mundshëm shteti.

Megjithatë një gjë e tillë ka ngjallur reagimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Franceze, Gjeneral François Lecointre, i cili sugjeroi që ushtarët aktivë të frenojnë "bindjet e tyre personale dhe u ka bërë thirrje atyre të japin dorëheqjen nëse ata nënshkruajnë një letër të tillë që paralajmëron për një luftë civile të shkaktuar nga ekstremizmi fetar në vend.

"Çdo ushtar gëzon lirinë e mendimit por duhet të bëjë pa dallim midis detyrave civile dhe ushtarake.  Hapi më i arsyeshëm është sigurisht të largoheni nga institucioni në mënyrë që të shprehni lirisht idetë dhe bindjet tuaja", tha gjenerali.

Letra, e botuar në një revistë të krahut të djathtë, Valeurs Actuelles akuzon qeverinë franceze për dhënien e "koncesioneve" për Islamizmin. Ata janë të zemëruar me atë që e quajnë “kulturë e fshirjes” dhe çdo përpjekje intelektuale për të kritikuar të shkuarën kolonialiste të vendit.

Ai pasoi një letër të ngjashme të tre javëve më parë të nënshkruar nga 20 ish gjeneralë dhe të dy letrat u dënuan nga qeveria franceze por u vlerësuan nga politikanët e djathtë.

Autorët e letrës e përshkruan veten si pjesë e një brezi të ri ushtarësh që kanë shërbyer në Afganistan, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore ose janë bashkuar në operacionet e brendshme anti-terrorizëm.

Një zëdhënës i partisë së Presidentit Emmanuel Macron tha se letra ishte një truk mediatik për të ndihmuar udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, një kandidate në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Franca ka propozuar kohët e fundit një projektligj të diskutueshëm për të trajtuar atë që Presidenti Macron e ka përshkruar si "separatizëm Islamist". Sidoqoftë, disa kritikë si në Francë ashtu edhe jashtë saj kanë akuzuar qeverinë për shënjestrimin e padrejtë të Islamit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nuk reagoi për akuzat ndaj Olsi Ramës, kryeministri: Nuk e bëj për çështje personale, vëllai im ka gjithë kapacitetin të përballet si gjithë të tjerët

Nuk reagoi për akuzat ndaj Olsi Ramës, kryeministri: Nuk e bëj për çështje personale, vëllai im ka gjithë kapacitetin të përballet si gjithë të tjerët