Vrasja në Elbasan/ Rama: Pjerin Xhuvani s'ishte anëtar i PS, por krenaria e Metës dikur! Patronazhistët e PD-së lëvizin me armë, Bardhi mori vrasësin dhe iku

Vrasja në Elbasan/ Rama: Pjerin Xhuvani s'ishte anëtar i PS, por krenaria e Metës dikur! Patronazhistët e PD-së lëvizin me armë, Bardhi mori vrasësin dhe iku

Ilir Meta dhe Pjerin Xhuvani

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë fajtor PD-në lidhur me vrasjen e ndodhur në Elbasan të Pjerin Xhuvanit. Ai tha se patronazhistët e PD-së lëvizin të armatosur, e ndërsa shtoi se vrasësi është mbrojtur nga Gazment Bardhi, i cili ishte vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes.

“Komenti im është që të gjithë qytetarët le ta mendojnë për një moment sikur kjo ngjarje të ishte zhvilluar në kahje të kundër, sikur furgonë të ngjashëm me furgonët e policisë të kishin mbërritur në cilindo qytet duke pasur brenda një strukturë paramilitare me ish-oficerë policie dhe të kishin logon e PS, të ndalonin njerëzit në rrugë dhe t’iu kërkonin hesap apo të vinin vërdallë nëpër pika të ndryshme duke krijuar një situatë të paimagjinueshme dhe pastaj imagjinoni sikur nga furgonët me paramilitarë të loguar si të PS të hapej zjarr, të vritej dikush, të plagosej një efektiv policie dhe mu aty pranë kufomës Taulant Balla të mbante një fjalim ku të akuzonte palën tjetër, të merrte vrasësin dhe të largohej. Vetëm kaq, nuk dua të them më shumë. Jemi vënë në shënjestër për arsye që kemi një organizim tipik të partive të mëdha të botës me patronazhistë që trokasin në dyer dhe komunikojnë me qytetarët ndërkohë që patronazhistët e PD janë të armatosur dhe shkojnë deri aty sa vrasin njerëz. Sikur taulant Balla të kalonte te kufoma, të akuzonte dhe të merrte vrasësin dhe të ikte. Kanë filluar të ndjejë që do kenë një humbje serioze dhe nxitja dhe tensioni që kërkon me çdo kusht Meta, çon ujë në mullirin e gabuar për shoqërinë tonë, nuk kemi dalë në fushatë elektorale që të plagosen njerëz, cilido qofshin aton", tha Rama, në një intervistë televizive me gazetarin Sokol Balla. 

Ai ka komentuar edhe deklarata e mbërritura nga ambasada e SHBA-BE në vendin tonë lidhur me këtë ngjarje, ku tha se si vetmi i papërmbajtur në këtë rast është vetëm Ilir Meta, duke i dalë kështu në mbrojtje kryedemokratit Lulzim Basha. 

 “Në fakt tani nuk dua të zbus apo të lehtësojë pozitën e Lulëzim Bashës, por realisht në këtë aspekt përjashto atë halucinacion të atij Gazmend Bardhit që ka një përgjegjësi të madhe për fjalët që nxori dhe për gjestin makabër duke mbajt fjalime 2 metra nga xhenazja, por Lulzim Basha nuk është se ka treguar mospërmbajtje. Unë s’di të kem treguar mospërmbajtje. Ndërsa Ilir Meta është i mospërmbajturi i madh i kësaj historie. Lëviz në çdo vend dhe iu del shqiptarëve si gogol në tv. Pavarësisht përplasjes së palëve në gjithë aspektin retorik. Kjo është festë demokratike. Jo nuk është një mundësi për të vrarë njerëz.”, tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:37
Vrasja në Elbasan/ Rama: Viktima s'ishte anëtar i PS! Ka qenë krenaria e Ilir Metës

Kryeminstri Edi Rama është shprehur se Pjerin Xhuvani nuk ka qenë anëtar i PS-së apo drejtues i një organizate të socialiste. Ai shtoi se dikur ai ka qenë krenaria e Ilir Metës.

"A ia vlen të them që ka qenë ish- kryetar i LSI-së në Elbasan. Ia vlen të them që ka qenë krenaria e Ilir Metës në Elbasan, a nuk është pak si shumë për atë familje, ia vlen që unë të them që nuk është anëtar i PS-së dhe drejtues i asnjë organizate të PS", tha Rama.

Ora 21:24
Rama: Do të vendosim për fatin e presidentit qesharak pas zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama tha se pas zgjedhjeve, qeveria e re do të ulet dhe do të diskutojë se çdo të behët me presidentin Ilir Meta.

" Meta do të ishte realisht një personazh që do të krijonte hilaritet të madh nëse do të shfaqej në një emision satirik, por kjo nuk është satirë e një presidenti, por vetë presidenti. Daljet e Metës janë një çmenduri. Pas zgjedhjeve do të shikojmë se çdo të bëjmë me këtë njeri qesharak", tha Rama.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pandi: 22/04/2021 05:29

    Nese ka ne patur logo, shume mire. Jane te identifikueshme. Kryeministri duhet te flase e jape llogari per makinat e zeza pa targa ne funksion te PS lokale ne Elbasan. Per aro te PD pysni e te jape llogari Basha. Boll me dengla. Por cka eshte me e keqe, e lige nga nje personazh kaq i poshter si ai, eshte qe edhe pse i ndjeri iku nga kjo bote, i mire apo i keq i mori me vete. Por ky me kete karakter te ulet e maskara i ben dalje nga PS dhe ia flake ne kembe maskarait tjeter, Meta.

    Përgjigju
  • Indigjeni: 21/04/2021 23:47

    O Nashi Lluku Papashta,javash ere Gaxhio!

    Përgjigju
  • Noshi: 21/04/2021 22:17

    Kuptohet qe injoranca dhe arroganca ne respekt te ligjit apo kushtetutes jane absolute per nje individ hipokrit si puna e ketij. Kur te mblidhet qeveria pas zgjedhjeve do vendose per presidentin. Shpjegojani te paudhit qe Qeveria as ka patur, as ka dhe as do te kete ndonje kompetence mbi presidentin. Quhet Kuvend dhe e ka tagrin mbi Presidentin. Por ketij te tera i duken njesoj se i kurdis vete si oret e prishura ne ketob8 vite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën