Shefi më i mirë në botë, çon 100
punonjësit me pushime në Maldive

Shefi më i mirë në botë, çon 100<br />punonjësit me pushime në Maldive
Shefi një kompanie ka dërguar 100 punonjësit e tij me pushime në Maldive. Chatri Sityodtong vendosi të shpenzojë 392 mijë paund për të falenderuar në një mënyrë shumë speciale punonjësit pas një rritje me 30 % të fitimeve nga viti në vit.
 
Kjo nuk është hera e parë që shefi ka shpenzuar për punonjësit e tij, edhe më parë ai ka dhënë para për pushimet e vartësve të tij.
 
“Këto shpërblime janë një shenjë e vogël e mirënjohjes sime të përzemërt për punonjësit. Çdo vit i marr ata në një udhëtim surprizë me të gjitha shpenzimet e paguara. Një pjesë e madhe e stafit tim ka dëshirë që të udhëtojë në të gjithë botën, por nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë. Për ta kompania Evolve është një mundësi e madhe që t’i shpëtojnë varfërisë dhe të realizojnë ëndrrat”
, tha Chatri Sityodtong.

[gallery]20063[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)