Rijetëzimi i Piramidës së Tiranës, Rama: Projekti më i vështirë, përgatit të rinjtë për tregun global të punës! Kim: Nga simbol i të kaluarës së errët në inkubator i të ardhmes së ndritur

Piramida e Tiranë do të shndërrohet në qendrën më të madhe dixhitale të Ballkanit. Ditën e sotme ka nisur puna për zbatimin e projektit më të vështirë dhe ambiciozin siç e cilësoi edhe kryeministri Rama. Piramida do të ketë 18 salla, ku të rinjtë mund të studiojnë IT, robotikë, dizajn, si dhe 14 klasa në natyrë, ndërsa projekti është i studios së famshme holandeze MVRDV.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se godina e veçantë e Piramidës shkarkoi vështirësi për të realizuar në projekt që jo vetëm do të ruante atë arkitekturë unike por dhe do të ushtronte funksione të ndryshme brenda saj, pasi hapësirat ishin shumë kufizuese. Rama tha se sot ajo do të kthehet nga një muze i Enver Hoxhës në një qendrën më të madhe dixhitale, ku do të përgatisë me mijëra të rinj në botën dixhitale duke i bërë ata të aftë të hyjnë në tregun global të punës dixhitale, ku pagesat janë me mijëra euro.

Rama tha se sot ky projekt jo vetëm i qëndron kohës, por ,i shërben të rinjve dhe për ti kujtuar të gjithë që të mos harrojnë se nga vijnë.   

Edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim tha se  Piramida e Tiranës të bëhet për popullin shqiptar nga një simbol i së kaluarës së errët në inkubatorin e të ardhmes së ndritur të Shqipërisë.

Për kryebashkiakun Erion Veliaj brenda vitit 2023, Piramida e Tiranës do të shndërrohet në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan dhe se do të mikpresë 3 mijë të rinj, që do të studiojnë gjuhën e kodimit.  

1612432636_1579348256piramida1.jpg

1612432648_1579348256piramida2.jpg

Projekti i Rijetesimit te Piramides

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:45
Rama zbulon platformën ‘Shqipëria 2030’: Aftësimi i të rinjve në botën dixhtale një nga pikat kryesore tonat

Kryeministri Edi Rama zbuloi detaje të platformës “Shqipëria 2030” duke thënë se një nga pikat kryesore është pikërisht formimi i të rinjve në botën dixhitale që nëse të jenë pjesë e tregut global

"Po përgatisin një nga pikat e platformës për “Shqipërinë 2030”që është pikërisht krijimi i një hapësire të re ku tani më shteti duhet të jetë aktor i drejtpërdrejtë në sensin e mbështetjes së këtyre iniciativave për aftësimin sa më cilësor të rinjve të sotëm për të qene nesër pjesë e tregut të madhe që do të zgjerohet. Nëse do të rrisim çdo vit numrin e koduarve në Shqipëri për të bërë që mijëra të rinj në 4-5 vite e ardhshme të jenë koduar, po marr vetëm një aspekt që ofron bota dixhitale, ne do të vëmë një bazë krejtësisht tjetër për nesër. Që muzeu i Enver hoxhës të shërbejë për këtë është realizmi me shumë sukses i një ambicie që sot merr rrugën e jetësimit që për 30 vite ka bërë hije duke na sfiduar të gjithëve se çfarë do ë bëni me mua. Dija dixhitale e shoqëruar me të gjithë dijet e tjera që janë të nevojshme janë e mjaftueshme që ta bëjë këdo të fluturojë përtej kufijve dhe të jetë një punëtor i liri i globit", tha Rama

Ora 11:21
‘Rijetësimi’ i Piramidës, Rama: Ishte projekti më i vështirë dhe ambicioz, sot i shërben përgatitjes së të rinjve në tregun global dhe na kujton të mos harrojmë se nga vijmë

Në projektin e Rijetësimit të Piramidës, kryeministri Edi Rama tha se ky ishte një nga projektet më të vështira për të marrë forma, pasi në të duhet të ruhet arkitektura e veçantë, t'i qëndronte kohës, ti shërbente njerëzve dhe për ti kujtuar të gjithë që të mos harrojnë se nga vijnë.

"Është një nga projekte që ka marrë më shumë kohë për të marrë formën e tyre. Ky është projekti që në këndvështrimin tim ka qenë më i vështiri për të marrë formën  e dëshiruar dhe për të jetësuar harmonizimin e shumë të vështirë mes të shkuarës dhe të ardhmen përmes një ndërhyrje në të tashme.. kjo ka qenë një ndërtesë që dihet se çfarë qëllimi kishte por nga pikëpamja arkitektonike ishte ndryshe nga të tjera. Ishte një shkuarje përtej arkitektëve të kohës përtej kornizës së kohës që mbante përtej lavdinë e komunizmit.  Me kalimin e viteve Piramida u kthe në simbolin e "tokës së xanun" mes shteti dhe aktorëve të ndryshëm të sipërmarrjes, ku veprimtaritë nuk kishin lidhje fare me njëra tjetrën dhe hapësira qendrore mbeti gjithmonë një vend  shkretë. më pas lindi ideja irracionale për të kthyer këtë territor në territorin e parlamentit të ri që çoi në acarim brezin e ri që nuk ishte aspak i lidhur me kohën e dikurshme dhe protestuesit këtu kundër shembjes së piramidës ishin më të rinjtë që nuk kishin asnjë lidhje me komunizmin dhe Enver Hoxhën. Ata nuk protestonin për të ruajtur muzeun e Enver Hoxhës, por një shenjë të një kujtese që nuk është e tyre personale, por kujtesa kolektive e kësaj bashkia që ruhet pikërisht edhe nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve tejet të komplikuara për ta sjellë në një kohë të re dhe për të siguruar që të mos jetë një shprehje e përkohshme e një periudhe të caktuar historike por një ambicie që mishëron të ardhmen përtej ideologjive. Duhet ta pranoj se duke qenë se që kur u bëra kryetar i Bashkisë Tiarën e km pasur në mendje këtë godinë dhe për ta kthyer në një aset të rëndësishëm kulturor social të Tiranës që është një sfidë shumë e ndërlikuar. Godina është shumë karakteristike dhe e vençat dhe hapësirat e saj nuk janë lehtësisht të përdorshëm për çfarëdoqoftë. Sot projekti i plotëson të gjitha ata kushte për t'i qëndruar kohës, për ti shërbyer njerëzve dhe për ti kujtuar të gjithë që të mos harrojnë se nga vijnë. Kjo godinë sot bëhet gati t'i shërbejë ekstremit të kundër me të gjitha ta që përfaqësonte dhe donte Enver Hoxha duke i dhënë të rinjve lirinë e pakufishme të sfidimit të vetvetes dhe kërkimit të të ardhmen në një botë që është ende pa eksploruar. Sot janë 100 të rinj që fitojnë nga 1-7 mijë euro në muaj dhe janë në botën e tyre dhe kanë gjetur punë në internet dhe nuk punojnë as në shtete dhe as në privat. Sot janë 2.4 milionë vende pune të lira që konsiderohen si potenciali i këtij momenti për shërbimet në internet për kompani që janë në fund të botës dhe arrihen me një klik. Ajo që ne jemi duke përgatitu për të qenë në një fazë të re të revolucionit dixhital është shtrirja në çdo qytet  rrjetit të një programi për më të rinjtë që duan ti vënë në punë aftësitë e tyre në botën dixhitale për të fituar në muaj shumë më tepër se çdo të fitonin në  çdo punë tjetër jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjermani. Kemi kthyer vendin për të pasur rrugë të pastra dhe të kontrolluar dixhitale dhe të mos marrim rrugë të tjera që shkojnë kundër partneriteti tonë në ato dhe bashkëpunimit me SHBA", tha Rama.

 

Ora 11:00
Piramida/ Yuri Kim: Nga simbol i të kaluarës së errët, në inkubator i të ardhmes së ndritur të Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim thotë se pret që Piramida e Tiranës të bëhet për popullin shqiptar nga një simbol i së kaluarës së errët në inkubatorin e të ardhmes së ndritur të Shqipërisë.

"Historia është një gjë kureshtare. Historia në krijim e sipër është ajo që na bashkon sot. Siç e dimë të gjithë Piramida e Tiranës është hapur në vitin 1988 si një festim cinik i diktaturës. Dhe si vetë diktatori dukej sikur kjo godinë duket sikur do tu thoshte qytetarëve se njerëzit janë subjekte pasive të një historie brutale në të cilën një kishin asnjë rol. Shqiptarët treguan në vitin 1991 dhe siç e tregojnë e dhe sot në fakt ata e kishin një rol. Populli shpalli se ata janë krijuesi i historisë.

Pres me kënaqësi që kjo piramidë të shndërrohet nga një simbol të kaluarës së errët në një inkubator për të ardhmen e ndritur të popullit të Shqipërisë, në një të ardhme ku më të mirët e Shqipërisë të mësojnë dhe të bëhen krijuesit e historisë së tyre", tha Kim.

Ora 10:55
Piramida/ Veliaj inspektojn punimet krah Yuri Kim: Do ketë 18 salla ku të rinjtë do studiojnë për IT

Brenda vitit 2023, Piramida e Tiranës do të shndërrohet në qendrën më të madhe teknologjike në rajon. Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, inspektuan sot punimet e nisura për zbatimin e projektit të rijetëzimit të Piramidës, një projekt transformimi arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV.

“Besoj shumë fort se kemi një mundësi të artë që Tirana, nëpërmjet këtij kampusi, të krijojë fizionominë e një epiqendre digjitale në Ballkan. Në fillim të tranzicionit, vitet ’90-2000, ishim vendi i call center-ave, por kemi gjithë potencialin të shkojmë një nivel më lart, të jemi vendi i data-center, i hapësirave ku të rinjtë e talentuar mund të paguhen më shumë dhe të fitojnë aftësi në robotikë, megatronikë, animacion, realitet virtual, kodim”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se Piramida do të ketë 18 salla, ku të rinjtë mund të studiojnë IT, robotikë, dizajn, si dhe 14 klasa në natyrë.

“Duam ta kthejmë në një ekosistem digjital, në një hapësirë ku të bëjmë jo thjesht mësim, por të kemi edhe start-upe; pra, një eko sistem ku mësojmë të rinjtë se si të krijojnë biznesin e tyre. Por, është një mundësi që kompani të teknologjisë të zënë hapësira këtu, për të pasur mundësi të testojnë produktet, ose të kenë kapacitete për të ftuar disa nga të rinjtë të bëjnë praktikat”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Piramida do të mikpresë 3 mijë të rinj, që do të studiojnë gjuhën e kodimit. Ai zbuloi edhe bisedën e parë që kishte zhvilluar me kryeministrin Rama, kur mori detyrën në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Para 6 vitesh, në ditën time të parë në Bashki, në një bisedë që pata me kryeministrin e pyeta: Edi, cila është një nga ato gjërat që të ka ngelur peng, pa u bërë në 11 vitet e zhvillimit të Tiranës? Fjala e parë ishte Piramida. Por, Piramida nuk ka qenë vetëm peng i Edit, ka qenë peng i kujtdo që është rritur në këtë qytet, i kujtdo që ka rrëshqitur në Piramidë, i kujtdo që ka qenë pjesë e qytetit tonë dhe është rritur me Tiranën. Më në fund, pas disa vitesh, projektime, konceptime, gjetje fondesh, arritëm në këtë përfundim”, tha Veliaj.

1612433419_piramida.jpg

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 06/02/2021 01:28

    KE 8 VJET NE PUSHTET DHE AS NUK E KE NISUR PIRAMIDEN,,,,AS NUK E KE MBARUAR UNAZEN E MADHE TE TIRANES,,EDHE SA VITE TE DUHEN O SHKERDHATE KRYEMINISTER NA E TREGO TE PAKTEN...NA THE NE FILLIM SE NUK KISHE PARA PER TEATRIN,,GJASME ME VONE I GJETE 30 MILION,,PO TANI C'FARE TE PENGON QE NUK FILLON TE NDERTOSH TEATRIN,,APO KE HALL SA TE MBAROJNE ZGJEDHJET ,,PER TE BERE ME PAS KULLAT PAS TEATRIT...KUJTON SE POPULLI HA BAR...

    Përgjigju
  • Iris: 04/02/2021 22:20

    /LONI/,sa tallona ke ngrene ne ate kohe ? Sa mengjese ke prishur gjumin,per te zene rradhen e s'ke marre asgje ne fund? Se qe te ndertohej piramida ,duheshin blere shume materiale cilesore.Shteti ne ate kohe kishte hyre ne krize te madhe,si kujton se i bleu materialet shteti atehere? I bleu duke u shterrnguar rripin dhe me shume shqipove.Por gjate 90',gjithecka u prish,u shkaterrua dhe u harrua, qe kjo u perkiste te gjitheve,si ndertese monumentale,dhe jo Enverit vetem,u harruan te gjitha sakrificat dhe privimet qe hoqen shqiptaret qe t'i ngrihej ky ,i fundit monument, faraonit tone.Ju kujtohet kur femijet rreshqisnin mbi faqet e piramides,shpesh dhe me bekimin e prinderve te tyre injorante,qe nuk dinin te vleresonin te bukuren?Ju kujtohet mermeri i bukur i shkelqyer si u katandis nga kepucet e tyre te qelbura,ju kujtohen zhgarravinat qe i bene,ju kujtohet, si ate qe lane femijet,e shkulen ,ose e thyhen prinderit e tyre injorante???Ju kujtohet si u katandis dhe brenda?Tani eshte koha qe te rindertohet dhe me pelqen qe po e bejne me shkallare,qe te mos rreshqasin me siper,se injorante e qelbanike prodhon cdo kohe,vetem me vjen keq qe po e kthejne ne shkolle te rendomte.Per vendin ku eshte,rendesine qe ka,materialet e perdorura ne te,si dhe per projektin e bukur qe ka patur dhe do te kete,do te kishte qene me mire te ishte kthyer ne muze te artit modern,por si dihet c'sjell e ardhmja,pas disa vjetesh,o dekadash.Kushedi si mund te ndryshoje destinacion.Rendesi ka qe po restaurohet dhe nuk do duket me si ciban i shemtuar ne qender te Tiranes.Nje bravo bashkise per punen qe po ben!

    Përgjigju
  • Luter king: 04/02/2021 12:36

    Ore 'ç'a je tu thonë or ti?!..po Piramida asht simboli i arkitekturës socialiste,nga të paktat pika referimi që i ka ngel Tiranë's..Muzeu i Enver Hoxhës,do ishte sot me i vizituar se Louvri,nga Turistet e huaj e jo vetëm...!

    Përgjigju
  • Loni: 04/02/2021 12:02

    Po dava monumenti komunist te shembet me harxhu lek per ate germallen

    Përgjigju
    • Miti: 04/02/2021 12:44

      Dh e madhe e shtypit dhe e vogel e shtypit. Dhampa. Shko meso te shkruash para se te komentosh. Me kete llogjiken tende te mykur, Franca republikane duhet te kishte shembur pallatin e Versajes se e ngriti Luigji i XIV. Perkundrazi Franca e ruan me fanatizem kete pallat sepse eshte pjese e historise. Fatkeqesisht ne Shqiperi ka me shumice njerez me nje mentalitet barbaresh, si me qene hordhi mongolesh, qe vetem djegin e shkaterrojne.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj