Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj

Një ndër emrat më të njohur të botës së teknologjisë, shqiptarja Mira Murati do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Vendimi u mor sot, teksa Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin si akademikë edhe të disa personaliteteve të tjera si koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi.

Të tjerë personalitete që u pranuan ishin dhe Gëzimi Alpion dhe Lulzim Tafa. Mira Murati është padyshim një emrë i spikatur dhe u shpall një ndër femrat më me influencë në vitin 2023. 

Ajo është përgjegjëse e ‘Open Artificial Inteligence’ që nga viti 2018. Gjithashtu pas një bashkëpunimi të suksesshëm prej më shumë se 7 vjetësh u bë udhëheqësja e punës në Chat GPT.

Murati do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Ka qenë kryeministri Rama që e bëri të ditur një lajm të tillë në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur më 8 dhjetor të vitit të shkuar. 

Rama u shpreh se në një bisedë telefonikë që ka pasur, i ka kërkuar që ajo ta ndihmoj me anëtarësimin e vendit në BE. Gjithashtu ai shtoi se Murati pranoi që legjislasionin e Shqipërisë për në BE, të bëhet me ChatGPT dhe jo me përkthyes dhe juristë, pasi janë shpenzime të shumta.

Koreografi Angjelin Prejlocaj është personalitet i spikatur në koreografinë bashkëkohore. Ai dominon skenën franceze që prej vitit 1980 me mjeshtrinë dhe origjinalitetin në artin e tij.

Lea Ypi njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht për studimet e saj të cilat janë botuara në disa gjuhë të ndryshme si në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, spanjisht, italisht dhe në gjuhën kineze.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 23/04/2024 11:17

    Të jesh anëtar i një akademie shkencash të një vendi, të paktën duhet të kontribuosh për atë vend. Cilët nga këta kanë kontribuar për Shqipërinë? Përveç se thjeshtë kanë origjinën shqiptare. Se çfarë kontributi kanë Prelocaj (që as shqip nuk di mirë), apo Murati që nuk e di a ka qëndruar në Shqipëri më shumë se sa një periudhë pushimesh, unë nuk e di.. Më shumë kanë kontribuar Rita Ora apo Dua Lipa që bëjnë promovim të shkëlqyer se sa Prelocaj e Murati që dhe kur vijnë, vijnë sa të marrin ndonjë lek..

    Përgjigju
  • Haha: 22/04/2024 22:35

    Paguhen kto me taksat tona.

    Përgjigju
    • Ben: 23/04/2024 06:23

      Ky muhabeti ,jane parate tona,paguhen nga taxat tona,eshte bere demode dhe i pa vlere.Kemi pagu dhe do pagojme dhe asnji nuk do mbaje pergjegjsi Jo vetem tek ne,por e gjithe bota eshte keshtu.Taxat,pagujme taxat,ku shkojne taxat e lesh me qime.

  • Komunistologjia: 22/04/2024 21:58

    Me kujton ate qe pashe keto dite qe dhe Nene Tereza kish vendosur lule tek varri i Enver Hoxhes. Edhe keto shkencetaret e ndritura "lartesojne" veten duke qene pjese e Akademise sepsi i larteson i larmadhnueshmi Rama ku si jie Gedaff e karandis vendin e vet dhe ketej ua shet Shqiperine si dashnore te avanvardes kesa parie intelektuale ku ketu ne fakt njerezit po ikin per kete shkak disastroz,nepotizmi,klientelizmi farefinizmi......

    Përgjigju
  • Mendimi im: 22/04/2024 21:46

    Çfare jane keta tituj te shpikur si ne Zulluland? Ne gjithe boten, personalitetet e shquar qe nuk jane pjese e botes akademike nderohen me titullin Doktor Honoris causa nga nje universitet. Pra, jepini Mira Muratit doktorature nderi nga UPT dhe nese ndjen lidhje emocionale me Shqiperine (s’eshte e detyruar te ndjeje) le te vije per te mbajtur nje fjalim frymezues per studentet. Lea Ypi eshte e vetmja qe perbush kriteret per te qene anetare e Akademise por qe natyrisht nuk ka as kohen e lire e as moshen per te luajtur domino me ca pleq te roitur.

    Përgjigju
  • Edmond: 22/04/2024 21:44

    Akademykët kanë bërë pjestar të jashtëm se të brendshëm nuk ja u lëshon Alademyku Komunisto Leninst Skender Gjinushja

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/04/2024 19:11

    Ëndër e kishin pas kto me u bë pjesë e çorbës nga ku ikën.

    Përgjigju
  • Niku: 22/04/2024 16:45

    Mire se letersia mund te konsiderohet shkence letrare, po koreografia c'lidhje ka me shkencen?

    Përgjigju
    • O Nik: 22/04/2024 23:47

      Ashu ësht i muhabet ????. Prit naj Shahist plus Gjergj Muzakën paket për Akademi të Shkencës

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

U paragjykua për diferencën në moshë me Diola Dostin, ja si përgjigjet biznesmeni

U paragjykua për diferencën në moshë me Diola Dostin, ja si përgjigjet biznesmeni