Shefja e fushatës së PD për Tiranën, Mirela Karabina thotë se Erion Veliaj ka kryer mashtrime dhe në takimet për fushatën elektorale nuk tregon gjëra të vërteta, por manipulon opinionin publik. Sipas saj, Veliaj nuk ka kryer ndërtime shkollash aq sa pretendon duke shtuar se shkolla me turne vijon ende për shkak se ka dendësi të nxënësve.
Sipas saj, çmimi për ndërtimin e shkollave është 3 herë më i lartë krahasuar me ato që ndërtohen me fondet e BE. Karabina thotë se prioriteti i Bejkos janë çerdhet dhe kopshtet si dhe thotë se ka një program për t’i dhënë zgjidhje arsimit parashkollor dhe parauniversitar.
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka disa ditë që në takimet elektorale, në media e kudo tjetër nuk lë rast pë përmendeur faktin se ka ndërtuar 40 shkolla pa specifikuar dhe qartësuar të vërtetën rreth tyre. Ky është një mashtrim i radhës i Erion Veliajt, i cili mashtrimin dhe manipulimin e opinionin publik e ka kthyer në profesion prej 8 vitesh që drejton Bashkinë e Tiranës.
Erion Veliaj,i cili mban rekordin e politikanit që bënë çdo gjë të kundërt e asaj që premton dhe thotë, edhe në këtë rast, mashtron çdo ditë qytetarët e Tiranës për sa i përket ndërtimit të shkollave të reja. Tirana ka 94 shkolla gjithsej. Përgjatë viteve 2016-2023, 34 shkolla ekzistuese janë shembur e rindërtuar dhe rikonstruktuar duke mos rritur kapacitetin e shërbimit të Arsimit parashkollor dhe Arsimi Parauniversitar. Vetëm 9 shkolla të reja të shtuara janë ndërtuar, dhe këto në zonat periferike urbane: shkolla ¨Vaçe Zela¨ në Don Bosko, Shkolla ¨Kristo Frasheri¨ Don Bosko, shkolla ¨Nene Tereza¨ në Kamëz, shkolla ¨Jon Kenedi¨ në Kamëz, shkolla ¨Vangjel Noti¨ në Laprakë, shkolla ¨Bashkim Fino¨ në Qytetin Studenti, shkolla ¨Kiço Blushi¨tek 5 Maji, Shkolla e mesme 5 Maji, shkolla ¨Luan Hajdaraga¨ tek Fresku.
Një numër totalisht i pamjaftueshëm për qytetin e Tiranës në raport me rritjen e popullsisë së qytetit.
Gjithashtu, Erion Veliaj gënjen ditën për diell kur thotë se nuk ka më shkolla me turne. Familjet shqiptare, prindërit e dinë fare mirë se mësimi ende në shumë shkolla vazhdon të kryhet me dy dhe tri turne, pasi dendësia e nxënësve nuk e lejon zhvillimin e mësimit normal.
Erion Veliaj me buxhetin e madh që ka patur Bashkia Tiranë, nga fondet qeveritare për rindërtimin nga tërmetit, me fondet e partnerëve ndërkombëtare dhe me taksën anti-kushtetuese për arsimin, ende nuk ka përfunduar rindërtimin e shkollave. Çmimi i ndërtimit të shkollave është tri herë më i lartë, krahasuar me shkollat e ndërtuara apo të rikostruktuara nga fondet e Bashkimit Europian.
E megjithatë, edhe shkollat e rikostruktuara apo të rindertuara, janë konceptuar bazuar në mendësinë e vjetër ku edukimi ndodh vetëm në ambjentet e klasës dhe një kohë e kufizuar e qëndrimit të nxënësve në shkollë. Në këto shkolla nuk janë planifikuar hapësira për biblioteka funksionale ku nxënësit të lexojnë, nuk ka hapësira për zhvilimin e aktiviteteve dhe lojrave apo mjediseve shlodhëse përgjatë qëndrimit në shkollë apo ambiente ku ata të ushqehen, mensa. Thjesht shkollat janë konceptuar po njësoj, siç kanë qenë: orar i reduktuar në shkollë dhe pa hapësirë e ajër, mësimi me turne duke mos përmbushur asnjë kriter të standarteve europiane.
Të gjitha fjalët e Erion Veliajt në këtë drejtim, nuk janë gjë tjetër veçse propagandë dhe mashtrim, si vetë filozofia e qeverisë që e karakterizon, ajo e fasadës ,pa thelb dhe pa përmbajtje.
Mungesa e çerdheve dhe kopshteve në raport më rritjen e popullsisë në Tiranë është një problem madhor i cili nuk ka gjetur zgjidhje. Tirana sot ka nevojë më shumë se kurrë për çerdhe kopshte të reja mungesa e të cilave ka kufizuar nënat për punësim. Në vitin 1990 Tirana kishte 60 kopshte e çerdhe me një popullsi 195 mijë banorë brenda vijës së verdhë. Sipas shifrave të INSTAT dhe KQZ (2021) në Tiranë banojnë rreth 685 mijë banorë dhe Tirana sot ka 40 kopshte me drekë, 5 kopshte pa dreke dhe 36 çerdhe.
Ndërtimi i kopshteve dhe çerdheve është emergjence dhe duhet të jetë prioritet i çdo kryetari të Bashkisë. Partia Demokratike, kandidati i saj për Bashkinë Tiranë Roland Bejko, ka një program konkret me anë të të cilit i jep zgjidhje arsimit parashkollor dhe parauniversitar, prandaj i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, në 14 maj të votojnë Roland Bejkon, të votojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë”, tha Karabina.