Shega e Karavastasë

Shega e Karavastasë

Foto ilustruese

Këtë kokërr shegë e këputa me dorën time në një nga plantacionet oqeanike me shegë të Fermës "Agro Iliria" në Karavasta.

E këputa me kujdesin që meriton Mbretëresha me kurorë, Hirësia e Saj Shega.

Shega është e para Mbretëreshë me Kurorë e Botës.

Sot të gjithë mbretërit dhe mbretëreshat janë me kurorë. Ama Shega, e para gjithmonë ka qënë, dhe e para gjithmonë do jetë.

Shega duhet nderuar e respektuar. Me fjalë më të thjeshta, Shega duhet ngrënë e duhet pirë.

Shega, sidomos Shega që e këputa me dorën time në Karavasta, është frut plot jetë, frut me veti shëruese të panumurta.

Shega është një nga frutat më të dashur dhe më të shëndetshëm për njeriun.

Shega është plot me vitamina A, C, E.

Shega lufton me sukses inflamacionin e trurit, Alzheimerin, Parkinsonin.

Lëngu i Shegës është një faktor i fuqishëm kundër kancerit, dhe të gjitha tumoreve.

Lëngu i Shegës mbron Prostatën.

Shega bën mirë për Veshkat.

Shega pakson dhimbjet e kyçeve, dhe dhimbjet e trupit në përgjithësi.

Shega mbron mishrat e dhëmbëve dhe vret bakteret e gojës.

Shega përmirëson Kujtesën, ul Stresin.

Shega heq etjen, nxit oreksin, përmirëson tretjen.

Shega e bën njeriun më të gjallë, më dinamik, më energjik.

Pija lëngun Shegës, por lëkurën mos e hidh. Lëkurat ruaji, thaji, dhe bëji çaj.

Çaji i Shegës është kampion për rigjenerimin e trupit, qarkullimin e gjakut, kollën, përmirësimin e tretjes së ushqimit.

Lëngun e Shegës e kanë pirë dhe e pinë me qef sulltanët dhe pashallarët, s'po e pike ti. Bytha jote ka pi gjith jetën lëngje kalbsinash. U bo bytha jote tani me i bo naze mbretit të lëngjeve, lëngut të Shegës.

Po pate vdek, jo Shega, por as Zoti s'të gjall dot.

Po s'pate vdek, edhe me një këmbë në varr po të jesh, Shega ta përmirëson shëndetin.

Mos e lër veten aq pas dore sa mos me të bë derman as Shega.

Çohu nga kafeneja, largohu nga televizori, celulari, selfiet që po ta nxijnë jetën.

Shtrydhe mirë Shegën e Karavastasë me ato 2 mijë kokrrat magjike që ka brenda.

Pi lëng dhe çaj Shege Karavastaje.

Lëviz nga vendi.

Puno.

Jeto.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë celsius...parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë celsius...parashikimi i motit për sot