Shehaj në Kuvend: Më keni mbyllur biznesin për presion politik! Rama i përgjigjet: E kishe në një ndërtesë pa leje, u bllokua nga IKMT

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë se i ka mbyllur biznesin dhe kjo për shkak të hakmarrjes politike të Edi Ramës. Shehaj tha se qeveria i ka dërguar policinë në ambientet e biznesit të tij dhe kjo është bërë vetëm për t'i mbyllur gojën.

‘Hakmarrje politike, sulm i Edi Ramës për të më mbyllur gojën, por po e them publikisht që nuk mund të më mbyllni gojë për burrin e Olta Xhaçkës dhe kushërinjtë e Damian Gjiknurit, nuk më intimidoni Ishte e vemja gjë që Edi Rama mund të më bënte. Të drejtën do ta kërkoj në prokurori në Spak në Shqipëri apo Strasburg. Për një gjë të jeni të sigurt unë nuk tërhiqem. Nuk kam asgjë për të fshehur. Unë nuk hesht, këtu do të më keni. Ka dërguar policinë në ambientet e biznesit tim. Nuk ishte e lehte te vendosja nëse do të flisja, por kjo mazhorancë nuk është thjesht e korruptuar, por edhe e pafytyrë. fola në atë foltore sepse gjërat që kam thënë aty, e ka bërë Edi Ramën të çojë në biznesin tim policinë’- u shpreh Shehaj.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se është e patolerueshme që një deputet të dalë dhe të flasë për çështje personale në foltoren e Kuvendit. Drejtuesja e seancës kërkoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për të marrë masë disiplinore ndaj Shehajt. 

Ndërsa Shehaj tha se denoncoi aty presionin qeveritar pasi sipas tij policia ka 3 javë që ka hyrë në ambiente private.

“Nuk erdha këtu që ditën e parë. Unë sduhet të dal atje dhe të ankohem për një shkelje skandaloze, sulm politik?”, tha Shehaj.

Ka qenë Kryeministri Rama ai i cili ka publikuar reagimin e tij në Facebook në lidhje me këto deklarata të deputetit demokrat. Kreu i qeverisë tha se Shehaj e ka futur biznesin në një ndërtesë pa leje dhe ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit.

"Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel”, shkruan Rama.

Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe Ministria e Brendshme, e cila nënvizoi se biznesi i Agron Shehajt nga policia është bllokuar për shkak se në godina ku ishte aktiviteti është bllokuar për shkak se kishte 560 m2 pa leje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:02
Akuzat e Shehaj se i bllokuan biznesin për arsye politike, Ministria e Brendshme: Bllokuam pallatin ku deputeti kishte aktivitetin, 560 m2 pa leje

Biznesi i Agron Shehajt nga policia është bllokuar për shkak se në godina ku ishte aktiviteti është bllokuar për shkak se kishte 560 m2 pa leje.

“Me një sqarim të detyruar, por jo të dëshiruar, Ministria e Brendshme u përgjigjet akuzave të deputetit Agron Shehaj, që vijnë nga salla ku presupozohet se ai ka shkuar për të diskutuar e marrë vendime të rëndësishme për ata që e kanë votuar. Ai sot është përpjekur të sulmojë institucionet ligjzbatuese dhe të ‘mbrojë’, paligjshmërinë e tij.  Fotoja që publikoi deputeti Shehaj është dëshmi e saktë, e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe IKMT në krye të detyrës, për bllokimin e një ndërtese subjekt i ligjit për penalizimin e ndërtimeve pa leje me qëllim fitimi.  Është pikërisht ky objekt me mbi 55% shtesë kati, ose thënë ndryshe 560 m2 pa leje, ku kompania e deputetit Shehaj ka vendosur aktivitetin. E me gjithë paligjshmërinë në flagrancë, nga shkelësi artikulohet me lehtësinë më të madhe, akuza për mbyllje biznesi të ndershëm”, ka njoftuar Ministria e Brendshme.

Ora 20:18
Akuzat e Shehajt/ Rama: E pamundur që një deputet të shkelë ligjin dhe t’i turret policisë nga Kuvendi? Jo kur bëhet fjalë për një ‘ballist foltoreje’

1666078825_ramaaaa.jpg

Kreu i qeverisë Edi Rama në replikë të deputetit Agron Shehaj ku i përgjigjet se biznesi i tij është mbyllur për shkak se ishte në një ndërtesë pa leje, Rama thotë se në pamje të parë duket e pamundur që një deputet të shkelë ligjin, por jo kur bëhet për një ‘ballist’ Foltoreje, pasi kjo shpjegon gjithçka. 

“Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka”, shkruan Rama.

Ora 20:04
Akuzat e Shehajt që qeveria i mbylli biznesin për presion, Rama: E kishte te një ndërtese pa leje, u bllokua nga IKMT

1666276096_Screenshot2.jpg

Kryeministri  Edi Rama ka reguar pas akuzave të deputetit Agron Shehaj se i ka mbyllur biznesin për presion politik.

“Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje! Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel”, shkruan Rama.

Ora 19:25
Berisha në mbrojtje të Shehajt: Ia vunë shiritin në biznes si bandit, pa dokumente pa fakte

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në Kuvend deklaratën e deputetit të opozitës Agron Shehaj se qeveria i mbylli biznesin. Berisha tha se ia kanë vënë shiritin si banditë, pa dokumente e fakte dhe ia mbyllën atë biznes pa marrë parasysh se mbante me paga 200 familje.

“I vënë shiritin si bandit pa asnjë dokument, pa provë pa fakt. I mbyll ndërmarrjen paçka se janë 200 familje që mbahen me rroga. Pse çuditeni ju, është trashëgimtar i së keqes ky, s’ka nomra, moral, s’ka ligj”, tha Berisha.

Ora 19:10
Partia e Lirisë merr në mbrojtje deputetin e Berishës: Sulm i Ramës për të intimiduar dhe shantazhuar një zë opozitar

1666269136_WATERMARKREPORTtv.00110410.Still014.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë në mbrojtje deputetin e Rithemelimit, Agron Shehaj pas deklaratës së tij në Kuvend se Rama ka dhënë urdhër për t’i bllokuar biznesin për presion politik. Blushi shkruan se Tatimet i janë ‘vërsulur’ biznesit të Shehajt pa asnjë urdhër e shkresë për të shantazhuar një zë të opozitës.

“Në panik nga urrejtja e madhe popullore, shkëputja e kontrollit mbi opozitën dhe humbja e zgjedhjeve të ardhshme lokale, Edi Rama ka nisur sulmet politike kundër të bizneseve të ndershme, të identifikuara nga patronazhistët si mbështetëse të opozitës shqiptare.

Ndërkohë që oligarkët dhe sipërmarrjet e klientëve të tij me lidhje të shumëfishta me pushtetin nuk paguajnë sot taksa, nuk njohin gjoba dhe gllabërojnë taksat e shqiptarëve në shkelje të çdo ligji, bizneset e rregullta po terrorizohen dhe ndëshkohen me sekuestro mafioze nga falangat e Policisë së Shtetit dhe taksidarët e Ministrisë së Financave.

Me qëllim për të intimiduar dhe shantazhuar një zë kurajoz të opozitës shqiptare, deputetin Agron Shehaj, kapuçzinjtë e Edi Ramës i janë vërsulur sot forcërisht kompanisë së tij pa asnjë urdhër nga Prokuroria, pa asnjë urdhër nga gjykata, pa asnjë urdhër dhe shkresë nga askush.

Duke dënuar me forcë këtë sjellje arbitrare të Policisë së Shtetit, si dhe duke e inkurajuar drejtësinë të reagojë menjëherë për të ndëshkuar përgjegjësit, i bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga sulmet ndaj bizneseve të ndershme dhe të ligjshme, të cilat nuk i shikon si mundësi për zhvillimin e vendit, por i shikon si rrezik për bandën e tij.

Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha bizneseve të reagojnë ndaj çdo arbitrariteti dhe gjobëvënie nga taksidarët e Qeverisë, të cilët i paralajmërojmë të bëjnë kujdes në raport me ligjin pasi nuk do t'i shpëtojnë kurrë llogaridhënies.

Edi Rama ta ketë të qartë njëherë e përgjithmonë se koha kur opozita e kapur prej tij blihej, shitej apo shantazhohej ka marrë fund! Më të vendosur se kurrë në betejën për mbrojtjen e interesit qytetar, të bizneseve të ndershme dhe shporrjen e këtij regjimi mafioz! Asgjë nuk na ndal më”, shkruan Blushi.

Ora 18:36
Debatoi për biznesin në Kuvend, reagon sërish Shehaj: Sulm i pastër politik! Përmes dhunës së policisë, qeveria do të më mbyllë gojën

1666283442_3122486646599014588406164886412882970034331n.jpg

Biznesi i Agron Shehaj 

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj përmes një statusi në Facebook ka vijuar me denoncimin e tij që e nisi në Parlament. Fjala e tij në foltore u pasua me një sërë debatesh e akuzash nga nënkryetarja e Kuvendit, Felaj dhe Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Balla të cilët i thanë se nuk duhet të përdorë seancën plenare për të reklamuar bizneset e tij. Nga vendi, Shehaj iu kundërpërgjigj kësaj akzuze me tonë të ashpra duke e cilësuar Parlamentin në biznesin personal të mazhorancës të cilin e përdorin si burim fitimi për të ardhurat e tyre.

Përmes një statusi në Facebook, deputeti ka publikuar disa foto ku duket se biznesi i tij është rrethuar me shirtët e policisë ndërsa shkruan se po thotë të vërtetën sepse këtë duan shqiptarët.

Në mbrojtje të tij, u bashkuan Salianji dhe Spaho ndërsa Balla shtoi se Shehaj ka thyer rregulloren dhe kodin e sjellës dhe se Felaj duhet të merrte masa për këtë veprim të tijin.

‘Pasi denoncova në Kuvend shpalljen investor strategjik me mashtrim dhe me firmë të Edi Ramës të ministres së Jashtme Olta Xhacka.

Pasi denoncova ortakërinë midis kompanisë përfituese të tenterave të dhëna nga Daminan Gjiknuri dhe kushëririt të tij dhe shpalljen e tyre investitorë strategjikë po nga Edi Rama, Kryeministri reagoi në mënyrën më brutale të mundshme; dërgoi policinë e tij të më bllokonin biznesin, me qëllim që unë të hesht.

Ky është një sulm i pastër politik sepse thjeshtë kam thënë të vërtetën për aferat korruptive të kryera më firmën e tij.

Kjo është kompania ime “Ëe Ëeb Developers” ku rreth 200 të rinj punojnë në fushën digjitale dhe të programimit.

Rama dërgoi policinë në ambjentet me qera të kompanisë dhe ka nxjerrë jashtë me forcë punonjësit, dhe ka bllokuar aksesin.

Policia nuk ka dorëzuar asnjë dokument apo akt në lidhje me bllokimin në shkelje flagrante të ligjit. Kërkesave zyrtare për t’u njohur me arsyet e bllokimit, gjithashtu nuk iu janë përgjigjur.

Pas ankesës në Prokurori, jemi njoftuar zyrtarisht se Prokuroria nuk ka urdhëruar asnjë sekuestro dhe se në Prokurori nuk është referuar nga Policia asnjë akt që lidhet me sekuestro.

Kompania ka kërkuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë pezullimin e këtyre veprimeve arbitrate të Policisë së Shtetit, dhe kemi paraqitur në SPAK kallëzim penal për drejtuesit e Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre.

Përmes dhunë së Policisë, qeveria kërkon të më mbyllë gojën.

Nxjerrja e punonjësve jashtë me polici dhe dhunimi i paligjshëm i ambienteve ishte e vetmja gjë që Edi Rama mund të bënte ndaj meje, dhe atë bëri.

Nuk pres dhe nuk ju kërkoj që këta të tërhiqen.

Të drejtën do ta kërkoj në Prokurori, në SPAK, në Gjykatë, në Shqipëri ose në Strasburg.

Ju garantoj se do i shkoj deri në fund.

Por për një gjë të jenë të sigurt, unë nuk tërhiqem.

Sepse nuk kam asgjë për të fshehur,

sepse nuk jam në shitje,

sepse them thjeshtë të vërtetën,

sepse këtë duan shqiptarët.’- shkruan Shehaj.

Ora 18:26
Vdekja e të riut/ Salianji: Ka ngjashmëri me vrasjen shtetërore të Klodian Rashës! Deputeti i del në mbrojte Shehajt: Pse nuk rrethon kullat e Tiranës?

 

Deputeti demokrat, Ervin Salianji e krahason vdekjen e të riut Lear Kurti pas arrestimit nga policia me atë që ai e quan “vrasje shtetërore të Klodian Rashës”.

Në fjalën e tij në Parlament, Salianji thotë se ligji funksionon vetëm për të varfrit ndërsa i doli në mbrojtje deputit Agron Shehaj duke thënë se policia duhet të  \rrethojë kullat në mes të Tiranës.

“Po bëjnë një rast të ngjashëm me vrasjen shtetërore të Klodian Rashës. Policia e Shtetit në atë kohë bëri një komunikatë publike ku tha se iu gjet një armë pistoletë. Duket sikur jemi përpara të njëjtave kushte dhe përpara përgjegjësisë të të njëjtëve njerëz dhe drejtues.

Këtu pa diskutim që duhet ta ritheksojmë se ligji funksion vetëm për ata që nuk kanë para dhe janë të varfër.

Ja ku i keni Kullat në mes të Tiranës, nuk shkon ti vërë shiritin, por shkon tek bizneset e deputetit. Shkojnë tek këta që nuk kanë mundësi. E kemi denoncuar prej javësh, nuk shkon policia për kontrabandës në naftës që bëhet nga Libia”, tha Salianji.

Ora 17:21
Balla: S’ mund të dalë këtu deputeti të mbrojë biznesin e tij! Shehaj ‘shpërthen’ në Kuvend: Parlamenti është i gjithi biznesi juaj

 

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka shpërthyer në tonë në seancën plenare pasi u akuzua nga nënkryetarja e parlamentit dhe Balla se reklamoi biznesin e tij. Shehaj tha se s’mund ta akuzojë askush sepse e vërteta e madhe ëhstë që Parlamenti është biznesi më i madh i mazhorancës e cila vetëm vjedh.

Pjesë nga debati:

Balla: Që deputeti të marrë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë dhe të flasë për punët e prokurorisë është e turpshme, e papranueshme dhe bie ndesh me librat që kryejnë punën në kuvend. Ndaj zonja drejtuese e seancës që në ushtrim të kompetencës duhet t’i rikujtoni deputetit që më anë të kësaj deklarate bie ndesh me çdo rregull të kodit të sjelljes. Nuk mund të dalë deputeti këtu të mbrojë biznesin e tij.

Shehaj: Nëse ju realisht mendoni se do më mbyllni gojën me këto rregulla që i nxirrni kur ju do qejfi  u bën qesharak. Nëse mendoni se vij këtu e flas për biznesin tim është shqetësuese. Unë ngrita një shqetësim, Policia e Shtetit ka 3 javë që ka hyrë në ambiente private, s’erdha këtu që në ditën e parë. Unë prita 3 javë, i kemi shkruar prokurorisë që na thotë s’kemi bërë kontrolle. Ju nuk keni moral të më thoni smund të vi këtu e të flas për biznesin tim. Sepse ky Parlament është biznesi juaj e jeni bërë milionerë. Ishte një sulm politik se thashë që ministrja e kryeministri kanë marrë pronën publik.Kam 20 vite që merrem me biznes. 

Felaj i ndërpret fjalën: Ju ftoj të hiqni dorë nga toni i përdorur në kuvendin e Shqipërisë. Ju tërhoq vëmëndja mos flisi për bizneset tuaja në Kuvendin e Shqipërisë. 

Ndërhaq, deputeti Edmod Spaho ka marrë në mbrojtje Shehaj për ndërprerjen e fjalës së tij, duke thënë se në asnjë moment deputeti Shehaj nuk ka ngritur çështjen e biznesit të tij dhe sipas tij, Shehaj po kërcënohet në parlament. 

'Më sjelljen tuaj po e degradoni parlamentin dhe këtë maxhorancë, përveç veprave që bën vetë maxhoranca duhet që edhe ju të thyeni rregulloren dhe gjitha aktet e tjera që garantojnë punën e parlamentit sa herë që ju dëshironi. Në asnjë rast nuk ngritur çështjen e bizneseve të tij, por një çështje thelbësore që ka të bëjë më lirinë dhe demokracinë. Presioni politik që i bëhet për të mbyllur gojën për atë që ka ndërmarrë në parlament. Kjo është demokracia, që edhe një deputet të kërcënohet në këtë mënyrë. Foli dhe tregoi që prokuroria nuk ka asnjë veprim të ndërmarrë ndaj tij. Ca bëni mor, çështje kjo punë. Pse kjo arrogancë, do iu cojë atje ku nuk e mendoni.'- tha Shehaj. 

Ora 17:17
Shehaj u ankua në foltoren e Kuvendit për presion ndaj biznesit të tij, drejtuesja e seancës: Të mblidhet byroja, foli për çështje personale

 

Drejtuesja e seancës parlamentare, Ermonela Felaj, kërkoj të mblidhet Byroja e Kuvendit për të marrë masa ndaj Agron Shehajt i cili foli në Kuvend për biznesin e tij, i cili sipas tij është nën presion nga qeveria.

“I kërkoj Byrosë për marrjen e masës disiplinore. Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë imunitet nga ndjekja penale. Ju tha vetëm që të mos flisnit për ccështje personale. Unë kërkova mbledhjen e Byrosë dhe kaq”, tha Felaj.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx:-): 21/10/2022 08:16

    Deputet qe do te zgjidhe hallet e veta ne parlament ik ore trap drejtoju instancave te tjera qe merren me keto pune.

    Përgjigju
    • Extra xxxx: 21/10/2022 11:42

      Me mendje si e jotja nuk eshte cudi qe komunizmi jeton kaq gjate ne Shqiperi . Ne cilat instanca??? Ne ato qe marrin urdhera nga PPSH ( e pagezur PS)

  • ballisti: 20/10/2022 22:35

    RAMA NUK RESPEKTON LIGJIN..POR GODET NE MENYRE POLITIKE SHEHAJN,,,SEPSE I NXORRI TRE AFERA TE XHACKES,,GJIKNURIT ME FSHATRAT TURISTIKE,,,DHE NE AFEREN E UNAZES 20 MILION EURO /KM....PO GODET DHE METEN NE BIREN KORCA DUKE BARAZUAR AKCIZEN E BIRRES VENDASE ME ATE TE HUAJ,,META NUK PO FLET ME PER AFEREN E INCENERATOREVE,,SEPSE E KA TE VETEN BIRREN KORCA,,,,ME BEDELIN E TIJ IRFAN HYDENBELLIUN,,,,RAMA ESHTE SHUME I KORRUPTUAR,,KA BERE PARA DHE KA DYSHIME SE EDHE PO BRET NJEREZ QE NDIHMOJNE OPOZITEN,,,,POPULLI DUHET TE NGRIHET DHE TE HEDHE ME VOTE KETE KARAGJOZ-HAJDUT ME BENEVREKE NE LANE,,,SEPSE NUK PO RRIT ASGJE AS RROGA ,,,AS PENSIONE.,,U BENE 30 VJET DHE JEMI ATY LU ISHIM.TE VIJNE TE RINJ TE ARSIMUAR JASHTE TE MARRIN QEVERONE....////

    Përgjigju
  • PERHATI: 20/10/2022 21:06

    ESHTE TURP I MADH PER QEVERIN QE PAS DENONCIMEVE TEPER TE GUXIMESHME TE KETIJ DEPUTETI TI VERSULET NE BIZNESEVE QE USHQEHEN QINDRA FAMILJE. POPULLI DUHET TI SHIKOJE DHE TI NDESHKOJE KETE KASTE QEVERISESE.NGA ANA TJETER I BEJ THIRRJE TE GJITHE DEPUTETEVE TE OPZITES QE BASHKOHENSA ME PARE PER TE MIREN E KETIJ VENDI TE SHKRETE. SA ME PARE NEN NJE UDHEHEQES KUSDO QOFTE AI.

    Përgjigju
  • ana: 20/10/2022 20:45

    Po ti a je me qira tek godina? Po! Godina qenka pa leje! shteti ve sekuestro ndaj godines e jo ndaj biznesit tend o palaco! Ti ik e gjej nje godine tjeter me qira, por qe te jete me letra e regullt. Kaqol!

    Përgjigju
    • Doni: 21/10/2022 03:53

      Ana. Zoteria ne fjal paska mar ambient me qera, eshte e ligjshme. Godina paska shkelur lejen, ateher qeramaresi nuk eshte ent kontrolli, sepse godina ka leje po e ka shkelur ate. Vertet shteti mund te vérteté sekuestro ndaj godines, po jo edhe ndaj biznesit te nje te treti. Zoteria i eshte bllokuar baza materiale, logjistika, dhe bashk me godinen bllokuan edhe biznesin e ketij tipit. Ana ti nuk je kaq budallaqe qe mos ta kuptosh se shteti ne kte rast eshte kryekeput i jashtligjshem, po une te kuptoj tu paguhesh diku per te bere bufonen

  • enri: 20/10/2022 18:45

    aa mor agron mer agron perher e ke ne grop hahaahah

    Përgjigju
  • vezo: 20/10/2022 18:45

    te kishin mbyllur dhe gojen mir do kishin bere

    Përgjigju
  • Ddpsps: 20/10/2022 17:51

    Sa i hani sufllaqet mor burr ????????. Popull legen, shet edhe b…. per nje sufllaqe.

    Përgjigju
    • Tamami: 20/10/2022 18:38

      Qeveri fashiste! Eshte skandaloze sequestro pa mandat! Intimidim i paster i tipit: mos na fut shkopinjte neper rrota!

    • nuk hajne vetem sufllaqe: 20/10/2022 18:26

      nuk hajne vetem sufllaqe

  • eri: 20/10/2022 17:36

    keta te opozites kane ikur te gjithe per lesh hari

    Përgjigju
  • Marko: 20/10/2022 17:34

    Si nuk doli nje nga keta te opozites normal bobob

    Përgjigju
  • Eli: 20/10/2022 17:30

    Sbehet gje per hakmarrje flasin pa lidhje

    Përgjigju
  • Sandri: 20/10/2022 17:26

    Po ik o pec ca biznesi so ti hajdut

    Përgjigju
  • teo: 20/10/2022 17:22

    po ky greku mutit ca flet ti therrasi mendjes se nuk ka gje ne terezi keshtu

    Përgjigju
  • Doni: 20/10/2022 17:16

    Ska faj qeveria per gabimet e tua

    Përgjigju
  • Flori: 20/10/2022 17:16

    Ku i dihet cke bere ti se nuk ta mbyll kot asnje

    Përgjigju
  • ani: 20/10/2022 17:13

    doli ky i humburi

    Përgjigju
  • beni: 20/10/2022 17:13

    shko mor lekist i ndyre

    Përgjigju
  • Jorgo: 20/10/2022 17:12

    Po ndertove vend e pa vend normale qe do ta mbyllim se jeni mesuar mir ju

    Përgjigju
  • Fjoralb: 20/10/2022 17:05

    Se nuk ke qene korrekt me punen ti sesht faji i qeverise

    Përgjigju
  • Ersi: 20/10/2022 17:03

    Akuza te kota kta te PD veq llafe kan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë