
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas kërkesës që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit SPAK bëri në Kuvendin e Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit për zv.kryeministren e Shqipërisë Belinda Balluku, gjë që i hap rrugën masës së arrestit ndaj saj.
Në një reagim në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë një moment historik për Shqipërinë, Shehaj kërkon që shqiptarët të jenë në krah të drejtësisë.
Duke komentuar qëndrimin e kryeministrit Rama pasi SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, Shehaj paralajmëron se nga sot do të nisë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj prokurorëve dhe kundër SPAK.
"Për shkak se Edi Rama po kupton që i ka ardhur rradha".
Sipas kreut të Mundësia, qytetarët duhet të jenë në anën e drejtësisë edhe për arsyen se kryeministri i vendit kërkon që ta ndalë këtë ndryshim epokal, daljen para drejtësisë të zyrtarëve të lartë të korruptuar.
Deklarata e plotë e Agron Shehaj:
SPAK-u ka kërkuar arrestimin e Belinda Ballukut! Është dorëzuar në Parlamentin e Shqipërisë, kërkesa për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ndërkohë, Edi Rama ka reaguar menjëherë, ka thënë që nuk ka shans që të hiqet mandati. Nuk ka shans që të dorëzohet Belind Balluku. Edi Rama do ta mbrojë, do ta mbrojë me 86 mandatet që ka kjo mazhorancë. Do mbrojnë Belinda Ballukun, do sulmojnë SPAK-un, do kërkojnë të ndalojnë këtë ndryshim epokal në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse duhet të jemi në krahë të drejtësisë, ky është një moment historik për Shqipërinë. Dhe padyshim ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Ju do ta shikoni, nga sot do fillojë sulmi i drejtpërdrejtë kundër prokurorëve, kundër SPAK-ut sepse Edi Rama po kupton se ka ardhur radha e Edi Ramës. I gjithë rrethi i ngushtë i Edi Ramës po del para drejtësisë; po arrestohen, po merren të pandehur, po hetohen. Kjo është përplasja e fundit dhe ne duhet të jemi në anën e duhur, me drejtësinë.
Lajmi kryesor:
Reagimet/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Rama: Do të mbajmë një qëndrim të drejtë! Opozita: Mos u bëni mburojë












