Sheikët ofruan 25 miliardë euro për 2 Botërorë, refuzon FIFA

Sheikët ofruan 25 miliardë euro për 2 Botërorë, refuzon FIFA

Gjate nje mblehdje te FIFA-s per percaktimin e Boterorit

Është koha e sheikëve në futboll, por paraja nuk mund të blejë gjithçka, sidomos kur duhet të bindësh një bord drejtuesish. Në Kongresin e fundit të FIFA-s, mbajtur në Bogota të Kolumbisë, është refuzuar një ofertë të çmendur prej 25 miliardë dollarësh që kishte lidhje me organizimin dhe kontrollin e dy turneve që priten të ndërtohen në vitet në vijim.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka njoftuar muajin e kaluar bordin drejtues të institucionit të futbollit se ka marrë një ofertë të pabesueshme nga një fond investimi nga Lindja e Mesme dhe Azia, që dëshironte të blinte të drejtën e organizimit të Botërorit të Klubeve dhe të turneut që po planifikohet për një Ligë Kombesh globale që të zhvillohej paralelisht me Botërorin.

Sipas “New York Times”, propozimi është diskutuar në mbledhjen e Këshillit të Futbollit që u mbajt në Bogota të Kolumbisë muajin e kaluar, ku nuk u dhanë shumë detaje mbi identitetin e këtij fondi, thjesht që pritej një përgjigje e shpejtë për këtë ofertë.

Megjithëse bëhej fjalë për një shifër të jashtëzakonshme, Këshilli refuzoi propozimin, pasi anëtarët nuk kishin informacionet e nevojshme për ta miratuar. Por fakti se në zyrat e FIFA-s kanë filluar të mbërrijnë oferta të tilla, tregon se çfarë vendi zë futbolli tanimë në tregun botëror të argëtimit dhe gjenerimit të të ardhurave.

Sipas propozimit që i kishte mbërritur Infantinos, investitorët do të kishin kontroll të plotë mbi turnetë në fjalë dhe do të organizonin çdo gjë, përfshirë edhe vendin ku do të zhvilloheshin ndeshjet.

Informacionet e siguruara nga “NYT” tregojnë se marrëveshja në fjalë është propozuar në mënyrë verbale nga Infantino, i cili nuk ka servirur asnjë dokument, por insistonte që të pranohej në parim. Por Këshilli e hodhi poshtë propozimin e presidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda