Shemben rrugët,si justifikohen 85
mln € fonde të Bankës Botërore?
Drejtori i ARSH: S’ka abuzime financiare

Segmenti i autostradës Elbasan-Tiranë, i përuruar me nxitim nga Sali Berisha në fund të mandatit të dytë të qeverisjes së PD, në vitin 2013, prej mëngjesit të djeshëm vijon të jetë i bllokuar, për shkak se është shembur një pjesë e madhe e masivit shkëmbor. Rruga nga Elbasani në kryeqytet do të vijojë të mbetet e bllokuar për disa ditë. Prej mëngjesit të djeshëm, automjetet vijojnë të lëvizin vetëm në drejtim të Krrabës ose Rrogozhinës për të ardhur në Tiranë, ndërkohë që nga Tirana drejt Elbasanit nuk ka patur probleme në qarkullim.

Kjo situatë i “ve vulën” projektimit pa pikë përgjegjësie të një rruge shumë të rëndësishme nacionale, që u shpall si e përfunduar nga qeveria Berisha, e cila nuk mungoi të bënte edhe show-n e rastit para se të humbiste mandatin, duke u lënë në derë shqiptarëve një rrugë të rrezikshme për lëvizjen automobilistike, ku humbi jetën, madje, edhe ish-ministri i Transporteve i PD Sokol Olldashi.

Me përjashtim të dy tuneleve nën masivin e Krrabës, që duket se janë bërë në përputhje me kërkesat e konstruksioneve rrugore moderne nga ana e kontraktorit grek “Aktor”, pjesa tjetër e rrugës, ndonëse ishte shpallur e përfunduar, sot e kësaj dite përfaqëson një kalvar për shoferët, të cilët duhet të kalojnë, nga një hapësirë 2 X 2 korsi, në rrugën e vjetër malore me shpejtësi 30 km/h, për të dalë sërish në rrugën e re që lejon 110 km/h. Por pikërisht këtu, në zonën e Mamlit, pranë Elbasanit, ka patur dje rrëshqitje masive dheu, që e kanë bërë të pakalueshme në njerin kah kalimin e mjeteve.

Kjo i shtohet problematikës së deritanishme, të rrëzimit të një faqeje të tërë mali në Ibë, që detyroi shtetit të merrte edhe 35 milionë euro të tjera kredi nga bankat arabe, për të shmangur shkarje të tjera, ndërkohë që ende rruga nuk quhet e përfunduar. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka premtuar se vetëm në fund të vitit të ardhshëm do të jetë gati segmenti në fjalë sipas parametrave normal të një rruge evropiane. Por, rrëshqitja dhe bllokimi i djeshëm në një zonë ku nuk pritej një gjë e tillë shtron pyetje të tjera: A përgjigjen firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen për një gjë të tillë?    

Mirëmbajtja
Ndërkohë që në Shqipëri ende përflitet për efektivitetin e ndërtimit të segmenteve rrugore nacionale, shumë pak tërheq vëmendjen shifra shumë e madhe që po hidhet për mirëmbajtjen e atyre ekzistuese. Janë jo pak, por 84.6 milionë euro me TVSH tenderat që kanë fituar disa firma ndërtimi për të mirëmbajtur katër segmented kryesore rrugore të vendit, hag Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim. Këto para’ janë ofruar nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), degë e Bankës Botërore dhe mbulojnë një periudhë 5-vjeçare, gjatë së cilës kompanitë kontraktore duhet të rikostruktojnë dhe mirëmbajnë praktikisht rrjetin rrugor kombëtar. Dhe nuk është fjala për pastrimin nga bora, që e kryejë kompani të tjera, të cilat janë kontraktuar për dimrin.

Në kontratat e nënshkruara në shkurt dhe mars të këtij viti, bëhet fjalë për ndëryrje në masën 4 deri 8 centimetra të asfaltit në rrugët kombëtare, që duket se janë bërë shkel e shko me tenderat e investimit fillestar. Dhe këto punime duhet të kryhen që në vitin e parë të marrëveshjeve kontraktore, në mënyrë që të sillen rrugët nacionale në Shqipëri në standardet ndërkombëtare, ndërkohë që, sipas marrëveshjeve të nënshkuara midis palëve, në vitet 2-4 të kontratës duhet të kryhen vetëm mirëmbajtje rutinë. Askush që lëviz me makinë nëpër Shqipëri nuk ka konstatuar askund të kryhen punime të tilla në thellësi të asfaltit nga kontraktorët, ndonëse ka kaluar gati një vit nga nënshkrimi i kontratave.

Mirëmbajtja
Sipas dokumentave të publikuar nga IBRD, fjala është për katër segmente madhore të rrugëve automobilistike shqiptare. Ato janë ndarë në segmentin e parë me gjatësi 275.99 kilometra dhe segmentin e dyrtë me gjatësi 286 kilometra, në segmentin e tretë, me gjatësi 419.42 kilometra dhe në të katërtin me gjatësi 350.60 kilometra. Kontrata e parë parashikon mirëmbajtjen e segmenteve veriore, nga Lezha drejt Malit të Zi e Kosovës; e dyta segementet në Shqipërinë e Mesme Durrës, Peqin Peshkopi; e treta Tiranë, Fier, Çorovodë e deri në Kapshticë, ndërsa e katërta Fier, Vlorë, Bregdet dhe Kakavijë e Konispol.

Kostot
Sa u përket kostove për mirëmbajtjen, ato janë si më poshtë:

21.2 milionë euro për segmentin e parë, ku operon GECI,
19.2 milionë euro për segmentin e dytë, ku operon GECI,
13.5 milionë euro për segmentin e tretë, ku operon RAPAWED dhe
16.6 milionë euro për segmentin e katrët, ku operon SALILLARI.

Shifra në total për mirëmbajtjen e segmenteve kryesorë rrugorë është 70.49 milionë euro, që me pagesën plus të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) arrin në 84.6 milionë euro.              

Detyrimet
Kontratat përfshijnë detyrime të shumta për të përfunduar rrugët nacionale, që ende nuk janë të kompletuara sipas standardeve efvropiane. Madje, nuk kufizohen vetëm me to. Por, kryesisht, kompanitë janë të angazhuara të kryejnë punime të tilla si: ndërtime kanalesh, riparime erozionesh, mbushje faqesh mali e kodrash, riparime urash, forcime muresh mbajtës, ndërtime apo riparime kafazesh mbrojtës, vendosje apo riparime mbrojtësesh anësore, sinjalesh vertikale rrugore, etj.

Në kotratë thuhet se është e detyrueshme vendosja e materialeve sinjalistike reflektuese rrugore në të gjitha korsitë e segmenteve të rrjetit parësor dhe në qendër të rrjeteve dytësore, sipas standardeve evropiane. Të gjitha punimet e mirëmbajtjes bazike janë të detyrueshme të kryhen gjatë vitit të parë të kontratës, periudhë, nga e cila kanë mbetur vetëm 2-3 muaj.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen