Aksi Elbasan-Cërrik në afërsi të Kuqanit u hap pas disa orësh i bllokuar pasi kanali vaditës që përshkron zonën u shemb dhe doli jashtë shtratit.

Si pasojë, uji dhe dheu dolën në rrugën Elbasan-Cërrik duke sjellë përmbytjen dhe bllokimin e qarkullimit.

Mjetet që lëviznin nga Elbasani në drejtim të Cërrikut u detyruan të kthehen mbrapsht.

Më herët autoritetet bënë edhe ndalimin e furnizimit të kanalit vaditës me ujë normalizimin e situatës teksa në terren fabromat punuan për largimin e inerteve.