Shembet muri në Mitrovicë
aksioni u ndoq nga qytetarët

Shembet muri në Mitrovicë<br />aksioni u ndoq nga qytetarët
KOSOVË- Është shembur muri ilegal i ndërtuar nga autoritetet komunale të Mitrovicës së veriut. Dy ekskavatorë të një kompanie ndërtimore, kanë bërë rrënimin e murit afër lumit Ibër.
 
Rrënimin e murit e kanë përcjellë disa qytetarë, shqiptarë e serbë, kurse gjendja gjatë gjithë procesit të kryerjes së punimeve ka qenë e qetë.
 
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, derisa po rrënohej muri, ka thënë se "kjo gjë tregon se të dy palët mund të arrijnë marrëveshje kur ka dëshirë politike". Apostolova ka theksuar se shpreson që me të njëjtin vullnet do të fillojnë edhe diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
 
Ajo, gjithashtu, ka falënderuar faktorin ndërkombëtar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë kohës së punimeve për largimin e murit. Shefja e BE-së nuk ka caktuar se kur do të përfundojnë punët e projektit për rivitalizimin e urës, por, siç është shprehur ajo, "Ura e Ibrit do të jetë ura më e bukur në Kosovë".
  
Një ditë më parë Prishtina zyrtare njoftoi se ishte gjetur gjuha e përbashkët për rrëzimin e murit. Pakti është arritur gjatë takimit të Ministrit të Mjedisit, Shala me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç, takim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
 
 “Me ndihmën e zyrës së BE-së dhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ne palët e përfshira jemi pajtuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje polemizuese. Së bashku, kemi dalë në një përfundim, i cili do të ulë tensionet në Veriun e Kosovës, do të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe do të krijojë një ambient të favorshëm për të gjithë qytetarët në veri dhe në jug të Mitrovicës,” shkruhej në deklaratë .
 
Ngritja e tij u kundërshtua ashpër nga Qeveria e Kosovës me argumentin se barriera bie ndesh me lirinë e lëvizjes dhe si i tillë do të shembet duke qenë se nuk është pjesë e planit të Bashkimit Europian për rivitalizimin e urës.
 
Kujtojmë se tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u rritën në fillim të vitit, pas arrestimit në Francë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, mbi bazën e një urdhër-arresti të Serbisë dhe posaçërisht pas nisjes nga Beogradi drejt Mitrovicës të një treni me ikonografi kishtare mesjetare që Beogradi e cilësoi si "promovues të linjës së rregullt të udhëtarëve", kurse Prishtina e pa si "shkelje të sovranitetit"

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie