Një ndërtesë tetëkatëshe është shembur në Stamboll në Turqi, duke lënë të vdekur të paktën dy persona të vdekur.
Mësohet se shembja ka ndodhur rreth orës 4:00 me orën lokale të mërkurën në anën aziatike të Stambollit në lagjen banuese të Kartalit të Turqisë. Pamjet e filmuara treguan disa njerëz, duke përfshirë edhe fëmijë duke ikur nga vendi pasi ndërtesa u rrëzua dhe një re pluhuri e madhe përfshiu zonën.
Sipas mediave mësohet se ekipet e kërkim shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja për nxjerrjen e personave të mbijetuar nga ngjarja tragjike.
Ende nuk dihet, kush ishte shkaku që e shkaktoi fatkeqësinë sipas guvernatorit, tre katet e sipërme të ndërtesës ishin shtuar ilegalisht.