MALIQ- Rruga që lidh fshatin Senisht me qytetin e Maliqit vijon të mbetet e bllokuar prej tre muajsh, si pasojë e çarjes se tokes dhe rrëshqitjes se dherave. Në kete zonë jetojnë tetë familje, të cilat aktualisht lëvizin vetëm në këmbë ose me gomar, pasi automjetet nuk kanë mundësi të kalojnë.

“Është e pakalueshme, s’kalojnë makinat këtu. Vetem me Mushka e kafshë. Në këmbë ecim 1.30 minuta ccdo ditë. Është e rrezikshme se ka rrëshqitje dherash nga mali edhe kur ecim në këmbë”, tha Ermal Tahirllari, banor i zonës.

Situata paraqet rrezik të vazhdueshëm për shkak të rënies së gurëve dhe dherave, ndërsa dëmtimet në rrugë janë përkeqësuar nga dita në ditë per shka te reshjeve.

“Ka 3-4 muaj kështu. Sidomos kur kemi njerez të sëmurë e kemi keq punën. Ne duhet të dalim të shkojmë në punë të blejmë ushqime por s’kemi si ia bëjmë, me shumë vështirësi”, tha Marsel Prenjasi, banor i zonës, i cili kërkon ndihmë nga bashkia dhe emergjencat civile.

Banorët bëjnë me dije se prej muajsh i janë drejtuar institucioneve vendore për ndihmë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete. Bashkia Maliq tha se eshte ne dijeni te rrëshqitjes ne rruge, ne nje gjatesi prej 80 metrash, por për shkak të kushteve atmosferike e ka pasur të pamundur të ndërhyjë me mjete. Deri në zgjidhjen e problemit, banorët e Senisht vijojnë të jetojnë në izolim mes shumë vështirësive për të furnizuar me ushqime.