Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë rënë në zonën e Elbasanit, kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në rrugën Elbasan – Gramsh, në fshatin Çekin, ku për pasojë është bllokuar qarkullimi i automjeteve.

Shëmbja ka ndodhur në një nga urat e kësaj rruge, tek e cila është shkëputur një pjesë e trasesë së saj, duke përfunduar në humnerë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të drejtorisë së rrugëve si dhe forca të ushtrisë, me qëllim paralndalimin e ndonjë ngjarje të mundshme aksidentale.
Aktualisht, në këtë zonë vijojnë që të bien me intensitet të lartë reshjet e shiut, çka e bën të vështirë ndërhyrjen e cila edhe për shkak të errësirës nuk mund të realizohet siç duhet, për normalizimin e qarkullimit të automjeteve e qytetarëve që udhëtojnë nga Elbasani në Gramsh dhe anasjelltas.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO