Shembet ura e Hoshtevës në
Zagori, shkak moti e mosndërhyrja

Shembet ura e Hoshtevës në<br />Zagori, shkak moti e mosndërhyrja<br>
Për shkak të reshjeve të shumta të shirave ura e Hoshtevës në Zagori, një urë shekullore është shembur. Lajmin e ka dhënë Auron Tare në Facebook, i cili hedh edhe fotot e urës kur ka qenë e rregullt dhe fotot ku ura nuk është më, por e ka marrë rrjedha e ujit.

“Sa e trishtueshme është kur mëson se pasurise kombëtare i ikën pa kthim edhe një monument i mrekullueshëm si Ura e Hoshtevës në Zagori.

Kjo urë e cila qëndronte në vetmi prej disa shekujsh ishte nga dëshmitaret e vetme të jetës aktive dhe plot vrull të një krahine kaq të njohur si Zagoria.

Ura e Hoshtevës që lidhte të dyja anët e lumit të Zagorisë duke bërë të mundur kontaktin e fshatrave të dyja aneve ishte ndoshta gjurma e fundit e traditës dhe kulturës së madhe të mjeshtrave të gurit të kësaj zone.

E kam shkelur çdo vit që prej 20 vjetësh dhe sa here kaloja më jepte një ndjesë të mrekullueshme tek shikoja elegancën e saj. Një vepër e cila bashkë me Urën e Kalasë habisnin jo pak çdo vizitor të huaj për mjeshtërinë e ndërtimit të saj në këto zona kaq të thella malore. E braktisur lëngonte prej disa vitesh dhe ja sot nuk është më. Një dëshmi e trishtueshme e pafuqisë së shoqërisë sonë por edhe e atyre që e kanë detyrë ti ruajnë këto vlera të jashtëzakonshme kombëtare”,
shkruan Tare në facebook.

[gallery]25493[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan