Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli për mediat sot është shprehur se planet e deritanishme për t’i dhënë një zgjidhje të përkohshme trafikut pas shembjes së aksit Librazhd-Pogradec, nuk kanë rezultuar efektive.

Kozeli sqaron se po shqyrtohen 2 mundësi të reja, njëra është përdorimi si rrugë alternative ajo nga zona e Spatharit që mund të aksesohet dhe nga veturat si dhe hapja e një rruge sekondare aty pranë në Dragostunjë. Kozeli sqaroi se rrëshqitjet janë aktive, por deri më tani nuk rrezikohen banesat.

“Situata paraqitet kritike. Ajo që ne shpresuam se që kishte plan rrëshqitje deri në 6 metra, rezultoi që nuk është i tillë. Rezultoi që rrëshqitjet janë aktive. Masat paraprake për krijimin e bypassit dhe unazës sekondare nuk rezultuan efektive që kështu aksi do të vijojnë të jetë i mbyllur.  Po diskutojmë që duhet të bëjmë një rrugë alternative, qoftë ajo ekzistuese e Spatharit që është e përdorur dhe nga autoveturat. Në një diskutim që patëm sot me banorët e zonës, ekziston mundësia që mund të krijojmë një rrugë sekondare këtu në Dragostunjë. Po e shikojmë, po e vlerësojmë. Presim nga Shërbimi Gjeologjik raportin si dhe nga 3 sondat që ne bëmë. Nga diskutimet në zonën e banesave nuk ka një plan rrëshqitje, por po mbahet në monitorim. Ka një gatishmëri totale nga të gjithë. Kemi 48 orë, u bë një punë kolosale që po na bie poshtë dhe nuk po na rezulton efektive për zgjidhen që duam t’i japim trafikut”, tha kreu i ARRSH Ami Kozeli.


Lajmi kryesor:

Qarkullimi drejt juglindjes i bllokuar, vijon rrëshqitja e dherave në Librazhd-Pogradec! Dëmtohet edhe Bypass-i që pritej të hapej sot (PAMJE ME DRON)