Me padurim orën 21:00 po e pret Como. Skuadra e mrekullive në Seria A debuton sonte për herë të parë në Champions League 119 vite pas krijimit. Të besuarit e Fabregas përballen me gjermanët e Leipzig, ndërsa drejtuesit e klubit nuk do të jenë në stadium, pasi kanë vendosur që stolat e tyre t’i lënë për tifozët e vjetër të Como-s. Ky klub vetëm në 2018 ishte në Serinë D italiane ose ndryshe kategoria e 4-t e futbollit në Itali.

“Stadiumi është i stërmbushur për ndeshjen ndaj RB Leipzig. Për shkak të kapacitetit të kufizuar dhe numrit të kufizuar të biletave, fatkeqësisht nuk mund t’i akomodojmë të gjithë ata që dëshirojnë të jenë të pranishëm. Megjithatë, disa drejtues të klubit dhe unë kemi vendosur të heqim dorë nga vendet tona për këtë ndeshje. Dëshirojmë që ato t’u jepen tifozëve që kanë pritur më gjatë: mbështetësve të lindur në vitin 1950 ose më herët, të cilët e kanë ndjekur Comon në çdo kategori dhe epokë,”-u shpreh presidenti i Comos, Mirwan Suwarso.

Como ka nisur rinovimin e stadiumit, një pjesë e të cilit ku qëndrojnë tifozët ultras, ka përfunduar. Deri në 2028 do të jetë rinovuar plotësisht dhe nga 11 mijë tifozë kapacitet do të kalojë në rreth 17 mijë.


Lajmi kryesor:

Surprizë e sezonit të kaluar, Bayern-i nis sonte Champions League ndaj Bodo Glimt! Como gati për historinë, spikat Fenerbahce-Roma