Për shkak të shembjes së rrugës në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, tashmë janë dy akse për të lëvizur automjetet, Spathar–Dardhë, si edhe Gramsh-Moglicë-Lozhan.

Në aksin Spathar – Dardhë, Report Tv ka shkuar në këtë fshat ku nga investigimi i kryer vihet re një numër i madh automjetesh të cilët për arsyet e tyre kanë dashur të lëvizin nga juglindja drejt Elbasanit apo Tiranës, ndërsa ka edhe nga disa emigrantë që po udhëtojnë drejt Greqisë.

“Kjo është rrugë dhish. Të bësh rrugën nga 3 orë për 6...”, thotë një emigrant që kthehet nga Peqini në Greqi, i cili nuk e fsheh shqetësimin edhe për sigurinë.

Drejtuesit e automjeteve shprehen të mërzitur nga neglizhenca e autoriteteve. Ata thonë se rruga zgjat më shumë sesa zakonisht, përveçse është e vështirë për të qarkulluar.

“Rruga na pengon jashtë mase. Duhet të ishte bërë rruga andej, pastaj kjo”, thotë një prej tyre.

“Katastrofë fare! Po lëmë gomat, po shkatërrojmë makinat! Katastrofë!”, shton një tjetër.

Njëri nga drejtuesit thotë se në këtë rrugë “as kali nuk kalon”.


Lajmi kryesor:

PAMJE ME DRON/ Aksi Librazhd-Pogradec shembet plotësisht! Dështon edhe përpjekja për Bypass-in që do të hapej sot! ARRSH: Shkaqe natyrore