Shembja e digës në Brazil, thellohet numri i viktimave, 58 të vdekur, vazhdojnë kërkimet për 305 të humbur (VIDEO)

Është rënduar bilanci i numrit të viktimave pas shembjes së digës Mina Córrego do Feijão  të premten në Juglindje të Brazilit, duke shkuar në 58 persona të vdekur dhe 305 të humbur në provincën e Belo Horizonte, në Brazil.

Sipas mediave vendase, lajmi është bërë i ditur nga agjencia Brazil ndërsa është vështirësuar puna e forcave të kërkimshpëtimit , ku operacionet janë pneguar për shkak të pranisë së baltës dhe terrenit të vështirë.

Ndërkohë koordinatori lokal për mbrojtjen civile, Flávio Godinho, është deklaruar se shpëtuesit kanë nxjerrë nga balta duke arritur të shpëtojnë rreth 192 persona.

Rreth 24,000 njerëz u urdhëruan të largohen nga zona, nga frika se një digë e dytë mund të shembet ndërsa autoritet braziliane kanë pezulluar përkohësisht kërimet për mbijetuesit e mundshëm të rrëzimit të digës në Brazil

Të shtunën, shërbimet e emergjencës përdorën helikopterë për të transportuar të mbijetuarit dhe fadroma për të larguar baltën.

Flavio Godinho, një zëdhënës i agjencisë së mbrojtjes civile të digës  Minas Gerais, konfirmoi të dielën se diga e mbetur në kompleksin e minierave të hekurit nuk ishte më në rrezik të shpërthente.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja