Shembja e murit, Lista Serbe 
bën thirrje për paqe në Kosovë

Shembja e murit, Lista Serbe <br />bën thirrje për paqe në Kosovë
Pas shembjes së murit në veri të Mitrovicës, Lista Serbe ka dërguar një reagim.

Përfaqësuesit e Listës Serbe në ditët që lamë pas kanë qenë te angazhuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit  si dhe uljen e tensioneve të cilat erdhën pasi që niveli qendror  pushtetit u përzie në çështje lokale të Komunsë së Mitrovicës Veriore”, thuhet në këtë reagim.

Në reagim thuhet po ashtu se Lista Serbe me qëndrimin e tyre ka treguar guxim politik.

“Tërë energjia ynë është përqendruar që të kthehet besimi mes komuniteteve dhe kështu të ju kundërpërgjigjemi përfaqësuesve të sistemit në Kosovë, të cilët janë përgjegjës për ngritjen e tensioneve”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe. 

Lista Serbe në këtë deklaratë fton Brukselin që të jetë i paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi dhe që të trajtojë të dyja palët në mënyrë të barabartë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!