Shembja e pallatit/ IKMT i përvishet Berishës: Do të nisim video për çdo shpërthim, të shpifësh më lehtë

Shembja e pallatit/ IKMT i përvishet Berishës: Do të nisim video për çdo shpërthim, të shpifësh më lehtë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me shembjen me shpërthim të kontrolluar të një pallati 5 katësh në Çorovodë, për shkak se rrezikonte shembjen. Sipas Berishës shpërthimi ka sjellë dëme në banesat përreth, akuza të cilat janë hedhur poshtë me reagimin zyrtar të IKMT.

"Shperthimi i komanduar ne Poliçan qe theu xhamat dhe dritaret ne shume pallate te tjere!", shkruan Berisha në videon e postuar, gjatë momentit të shpërthimit.

IKMT deklaron se në raste të tilla, specialistët lajmërojnë një javë më përpara qytetarët për masat që duhet të marrin dhe se për të shmangur dëmet perimetri pranë zonës ku ndodh shpërthimi rrethohet me thasë rëre. Në njoftim thuhet se në rastin e shpërthimit të pallatit në Corovodës nuk ka pasur asnjë dëmtim nga ato që nuk ishin parashikuar më parë.

"Në datën 19 Prill, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, prishi me shpërthim të kontrolluar një pallat pesë katësh në Çorovodë, i cili përbënte rrezik të përditshëm për jetën e banorëve. Çdo gjë e llogaritur me kujdes nga specialistët e IKMT, operacioni u cilësua me sukses dhe qytetarët shprehën falënderimet e tyre.

Por gati dhjetë ditë më pas, ish presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-deputeti, z. Sali Berisha, “ka siguruar” një video (disa të tilla i shpërndau vetë IKMT) mbi të cilën komenton në FB: Shpërthimi i komanduar në Poliçan që theu xhamat dhe dritaret në shumë pallate të tjerë! sbVetëm në respekt të qytetarëve shqiptarë, IKMT detyrohet të sqarojë me keqardhjen e thellë që nuk i plotëson dot dëshirat e fshehta të z.Berisha që nuk ndalojnë vetëm tek xhamat dhe dritaret, se: Çdo herë që ka aksione të tilla, IKMT dhe specialistët e saj lajmërojnë një javë para qytetarët për masat që duhet të marrin. Për të pasur sa më pak dëme perimetri rrethohet aty ku është e nevojshme me thasë rëre.

Policia e Shtetit gjithashtu bashkëpunon me IKMT për mbajtjen e qytetarëve larg perimetrit të rrezikut, pasi ata janë kryesorët që duhen mbrojtur. Në rastin e Çorovodës nuk ka pasur asnjë dëmtim që nuk ishte parashikuar dhe lajmëruar më parë, pavarësisht se çfarë i kanë treguar z.Berisha dhjetë ditë më pas. IKMT siguron ish-kryeministrin se herë tjetër do t’i nisë videot dhe materialet e çdo objekti që prishet me shperthim të kontrolluar duke ia bërë më të lehtë dhe më të shpejtë mundësinë për shpifje dhe nxirje të punës", shkruhet në njoftim.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 29/04/2019 15:50

    O Berish ham ham ha ha se te ben mire

    Përgjigju
  • Gerdeci 26!: 28/04/2019 21:55

    Harrove Gerdecin o Serb Gjakatar. Kur te behet Drejtesia, ty nga varri do nxjerrim e do te varim si skelet. Qen i poshter dhe ligesire qe meriton plumbin ne balle. Antishqiptar i felliqur! Vec urrejtje do kete per ty brez pas brezi!

    Përgjigju
  • Tefa: 28/04/2019 19:43

    Nuk ishte Gerdeci dhe 21 jenari? Nuk e kupton qe je kthyer ne llapaqen e legen

    Përgjigju
    • Arbëri: 28/04/2019 20:58

      Shumë me ved Kjo Tefa !

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave