Shembja e rrugës së re Korçë-Ersekë, PD: SPAK të hetojë! Kompania ndërtuese, e vëllait të ish deputetit të PS

Shembja e aksit rrugor “Korçë-Ersekë” disa ditë më parë, ende pa përfunduar ndërtimi nga kompania “A.N.K shpk” ka rikthyer denoncimet e opozitës për ato që i quan rrugë të florinjta.

PD i kërkoi SPAK që të nisë hetimet për abuzimin me fondet në “Korçë-Ersekë” teksa akuzon kompaninë ndërtuese, në pronësi të vëllait të ish deputetit socialist Ndue Kola si përfitues të miliona eurove kontrata publike.

‘Tenderimi i kësaj rruge është denoncuar prej vitit 2020 nga Partia Demokratike, për shkak të klientelizmit, vlerës së tejfryrë, përfitimit të saj në kufij 100% të fondit limit por edhe zvarritjes së përfundimit të saj. Dy tenderat e lotit të dytë të ndarë në dy pjesë janë fituar nga shoqëria A.N.K shpk, në pronësi të shtetasit Agim Kola, vëllai i ish-deputetit socialist Ndue Kola, një nga klientet e qeverisë që ka përfituar miliona euro kontrata publike, ndër të cilat edhe koncesioni 310 milionë euro i rrugës Milot – Balldre. Për lotin e dyte me një gjatësi 17 kilometër të rrugës Korçë – Ersekë janë paguar 50 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ku kompania fituese ka përfituar edhe 4 milion euro shtesë për punime të paparashikuara.’- tha Marinela Ziu.

Pas PD zyrtare, reagim pati edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta që shkruan se “rruga super e shtrenjtë por pa standarde, "Korçë-Ersekë", rrezikon të përsëritet në "Kardhiq-Delvinë", por dhe në rrugët e tjera të florinjta të "Rilindjes". Meta nënvizon në reagim se "Veprat" më të mëdha të kësaj Qeverie janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që vetëm thellohen dhe përhapen kudo!”

Ndërsa një denoncim është bërë gati për në SPAK nga avokat Esmerald Xhafa, i cili ka paditur ARRSH, Bashkinë e Kolonjës si dhe kompanitë A.N.K dhe A&E ENGINEERING që po kryejnë punimet në rrugë.

Aksi rrugor Korçë – Ersekë, loti i dytë ka nisur të ndërtohet në vitin 2020, ndërsa në vitin 2022 u kërkua një financim shtesë prej afro 2.1 miliard lekësh.

Vetëm disa ditë më parë, një pjesë e këtij aksi është shkatërruar plotësisht duke rrezikuar jetën e kalimtarëve ndërsa qarkullimi është zhvendosur në rrugën e vjetër Korçë – Ersekë. E gjithë rruga  Korçë - Ersekë e nisur prej vitit 2013 ka kushtuar deri tani më shumë se 60 milion euro dhe ende punimet nuk kanë përfunduar në të gjithë lotet e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:00
Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, Meta: Veprat e ‘Rilindjes’ janë gropat e thella të korrupsionit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për shkatërrimin e aksit Ersekë – Korçë, i cili u shemb pa u inauguruar, duke rrezikuar kështu jetën e kalimtarëve,.

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se e kishte paralajmëruar një situatë të tillë, ndërsa sipas tij e njëjta gjë rrezikon të përsëritet edhe me aksin Kardhiq-Delvinë.

Meta shkruan se veprat më të mëdha të ‘Rilindjes’ janë gropat e thella të korrupsionit.

“Para një jave nga Shkodra e paralajmërova atë që pritej të ndodhte me rrugën super të shtrenjtë por pa standarde, "Korçë-Ersekë", që rrezikon të përsëritet në "Kardhiq-Delvinë", por dhe në rrugët e tjera të florinjta të "Rilindjes". "Veprat" më të mëdha të kësaj Qeverie janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që vetëm thellohen dhe përhapen kudo! Kështu ndodh në një vend ku drejtësia garantohet nga ai që e ka kapur për fyti: Kryeministri”, shkruan Meta.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/02/2024 02:21

    Po nese keto jane gropa korrupsioni,ajo videoja e famshme jote eshte pus i thelle!

    Përgjigju
  • asolingo: 19/02/2024 09:36

    Po abuzim me fonder jam dakort po kush flet kush fletper abuzime.Nje shebull i vogel:Vit per vit para se te futesh ne Tepelene pra ndermjet Memaliajt dhe Tepelenes per 5vjet ndoshta dhe me shume ne te njejtin vend ruga reshqiste derisa vendosen kollona betoni me tripan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë