Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 3 qershor dy padinë e Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Presidenti Meta kërkoi në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e  kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Në padinë e tij, Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.

Kujtojmë se Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli një sërë protestash dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, në krah të të cilëve doli edhe opozita.

Debati për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nisi në fund të 2017 dhe fillim të vitit 2018, por shembja e godinës u bë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me artistët për ndërtimin e godinës së re.