Shembja e urës së Drojës ka bërë që banorët e Kurbinit dhe të Krujës të ngrihen në protestë. Sipas banorëve neglizhenca e shtetit ka bërë që ata të ngrihen në protestë.

Prej tre javësh që është shembur ura askush nuk ka marrë masa për të parë situatën në terren. Banorët paralajmërojnë për përshkallëzim të protestave.

Banoret e fshatrave të Kurbinit dhe Krujës kanë protestuar pranë urës së shembur të Drojës, duke kërkuar rindërtimin e sajë. Sipas banoreve shembja e urës i ka izoluar, ndërsa paralajmërojnë se nëse nuk do të ndërhyhet do ta përshkallëzojmë protestën deri në bllokim të superstradës Fushë Krujë-Laç.

Banoret e konsiderojnë absurde neglizhencën e institucioneve të cilët vijojnë të heshtin prej tre javësh, duke mos marrë asnjë masë për rindërtimin e urës.

“Apeli jonë është që shteti të vendosi dorë sa më parë, në qoftë se nuk reagon shteti ne do të mblidhemi të gjithë sipas rregullave do bllokojmë rrugën.

Nëse nuk merren mas do bllokojmë edhe hyrjen e kryeministrisë, do ikim në këmbë që prej këtu nga fshati,”
tha një banor i fshatit Drojë.

“Do shkojmë deri në kryeministri dhe derën e parlamentit duke e bllokuar,”shpjegoi një tjetër banor.

“Na ka bllokuar krejt vendin” u shpreh një i moshuar.

Ura e Drojës në lidh Kurbinin me Mamurrasin u shemb tre javë më parë nga vërshimi i lumit të Drojës. Ndonëse u deklarua se ura do të rindërtohet shumë shpejt, ende nuk ka nisur ndërhyrja, ndërkohe që kjo situate ka penalizuar dhe bizneset e zonës.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com