Në cilësinë e krybashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, e cila ligjërisht është presidentja e Vllaznisë, i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetëisë që finalja e kupës me Skënderbeun të luhet me tifozë. Sipas Ademit, duke parë që situata me pandeminë është në përmirësim e sipër dhe duke patur parasysh edhe shembujt nga bota, në ‘Air Albania’ ditën e hënë duhet të lejohen 30% e tifozëve në raport me kapacitetin e stadiumit.
“Ditën e hënë, datë 31 maj 2021, në stadiumin "Air Albania" ekipi ynë i zemrës Vllaznia, ndeshet përballë Skenderbeut të Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll.
Kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku pasi jemi shpallur nënkampion të Shqipërisë, rikthehemi pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Skenderbeu.
Përballë një ecurie kaq pozitive, sigurisht, mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdhaja!
Duke parë se tashmë situata e pandemisë globale COVID-19 është çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar, duke parë që në të gjitha vendet europiane tashmë finalet e kupave po zhvillohen me pjesëmarrjen e 30% të tifozëve, Bashkia Shkodër i bën kërkesë autoriteteve publike e në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:
Ditën e finales, me datë 31 maj 2021, duke respektuar rigorozisht të gjitha protokollet dhe masat anti- Covid, të lejojë prezencën e pjesësemarrjen e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadimumit ‘Air Albania’!”-shkruan Ademi.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3117
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korrigjimi i një vendimi, derbi Tirana - Partizani luhet me tifozë! Agjenda e javës së 15-të në Superligë
26 Nëntor, 11:07
-
'Masakra e Shkodrës me 4 të vrarë, pranga personit që vodhi 'Range Rover-in' e autorëve! Arrestimi u mbajt i fshehtë disa ditë, por s'pranoi të bashkëpunonte
26 Nëntor, 10:07
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin
25 Nëntor, 14:31
-
Nga Piemonti në Shkodër, pensionistët italianë: Hoqëm dorë nga gjithçka sepse jeta këtu kushton shumë më pak
25 Nëntor, 09:07
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor, 10:00
-
Superliga/ Vllaznia fitore dramatike 2-1 kundër Teutës për kreun e Superligës! Në Korçë barazim 2-2 mes Skënderbeut dhe Dinamos
23 Nëntor, 19:13
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Ikën stuhia, Shkodra përfshihet nga dëbora, të gjitha rrugët të kalueshme (VIDEO)
23 Nëntor, 11:55
-
Moti i keq në Shkodër, prurje masive ujërash në tunelin e Gjegjanit! Policia dhe nënkontraktori në terren me 2 fadroma
22 Nëntor, 19:26
-
Moti i keq/ Fshatrat e Shkodrës pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:21
-
Vllaznia pret Teutën, Thomas Brdaric: Durrsakët me përgatitjen më të mirë fizike në kampionat, kemi mungesa
22 Nëntor, 13:44