TIRANE, 4 Dhjetor/ATSH/-Mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të rënë në peshë është që të ulni sasinë e karbohidrateve. Ajo që është propaganduar gjithmonë ka qenë që duke ndjekur një dietë pa yndyra është çelësi për tu dobësuar, por në të vërtetë kjo lloj sjellje në të ushqyer nuk funksion dhe aq mirë. Nuk janë të paktë ata që ndonëse e ndjekin këtë rregull nuk ia dalin të përftojnë rezultate të kënaqëshme. Një alternativë tjetër e këshillueshme nga nutricionistët vitet e fundit është që të mbani një dietë me sasi të ulët karbohidratesh. Sipas ekspertëve, kjo mënyrë ndihmon që të keni sa më pak uri dhe të merrni sa më pak kalori duke humbur kështu kilogramë të tepërta pa shumë sforco. Nga ana tjetër, të mbajturit një dietë me pak karbohidrate sjell benefite të ndryshme për shëndetin siç është ulja e gliçemisë, tensionin dhe trigliceridet. Në këtë pikë, pyetja që ngihet natyrshëm është: Cila është sasia e duhur e karbohidrateve që duhet marrë?
Kush është i dobët dhe po përpiqet që të qëndrojë i shëndeshëm duke ruajtuar peshën dhe format, duhet të marrë rreth 100 - 150 gramë karbohidrate në ditë. Cilat karbohidrate mund të konsumohen? Të gjitha zarzavatet e mundshme, fruta të ndryshme gjatë ditës si dhe një sasi e kontrolluar ushqimesh të tilla si patate, oriz e drithëra.
Ndërsa për ata që janë mbi peshë apo që vuajnë nga sëmundje që lidhen me metabolizmin duhet të konsumojnë 50 gramë karbohidrate në ditë, në mënyrë që ta detyrojë trupit që të bjerë në ketosis, gjendje që ul në mënyrë drastike urinë dhe bën që të bini në peshë në mënyrë automatike. Themelore është që të zgjidhni karbohidratet e duhura si mishi, peshku, vezët, perimet, arrat. Sa i përket konsumit të sheqerit kjo vlen për raste tepër të rralla.
Dieta me karbohidrate të pakta funksionon pasi ul nivelin e insulinës, një hormon që trasporton glukozën në qeliza. Më pas janë veshkat që nxjerrin ujin e tepërt duke ulur kështu fryrjen. Për këtë arsye, ndodh që kush mban këtë lloj diete, javët e para ka një rënie drastike në peshë, që janë kryesisht lëngje, më pas dobësimi ngadalësohet pasi në këtë fazë nis humbja e dhjamrave.
Sa karbohidrate duhet të merrni për tu dobësuar? Sipas një studimi që analizoi masën trupore të dy grupe vullnetarësh që iu nënshtruan, të parët, dietës të varfër me yndyra, ndërsa të dytët, dietës së varfër me karbohidrate, rezultoi se grupi i dytë kishte humbur më shumë masë dhjamore dhe kishte përftuar më shumë muskuj në krahasim me grupin e parë. Mënyra më e mirë për të ndjekur këtë lloj diete është që të konsumoni në çdo vakt vetëm proteina, yndyra të shëndetshme dhe zarzavate, duke zgjedhur produkte bio./a.g/
