Dy gra me probleme akute shëndetësore u transportuan para pak minutash pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë ndërhyrjes së Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
/Shqiptarja.com
Një 53 vjeçare nga fshati Noj i Krujës, fshat i cili është krejtësisht i mbuluar nga uji, u arrit të shpëtohej nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve, me misionin e kryer në një terren tejet të vështirë.
Aktualisht zonja po i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në Urgjencën e QSUT-së. Një tjetër mision shpëtimi u krye para pak minutash në Zallbastar, ku një 39-vjeçare u transportua në QSUT me probleme akute intoksikimi. 
(Gruaja e shpëtuar, që po i jepet ndihma e shpejtë)
d.c./shqiptarja.com

VIDEO







