Shqipëria dhe SHBA-ja do të zhvillojnë programe të përbashkëta kërkimore në fushën e shëndetit publik. Ky aspekt i bashkëpunimit ka qenë në fokus të takimit të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj me Drejtorin e Asociuar për Kërkimin Ndërkombëtar në Institutet Kombëtare të Shëndetit të SHBA, Roger I.Glass, njëkohësisht, edhe Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare “John E. Fogarty” (FIC).

Programi i bashkëpunimit do të përfshijë shkëmbimin e vizitave studimore me kërkues nga Instituti shqiptar i Shëndetit Publik, studiues nga Universiteti i Mjekësisë, si dhe ndihmën që NIH do të ofrojë autoriteteve shqiptare, në hapat e parë të funksionimit të komitetit të etikës që përcakton ligji i ri i barnave dhe pajisjeve mjekësore.
Institucionet e kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik të të dyja vendeve, mund të lidhin kontakte të drejtpërdrejta falë marrëveshjes së partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri në prill 2015 me qëllim zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Zyra e Drejtorit të NIH është përgjegjëse për përcaktimin e politikave të agjencisë më të lartë të kërkimit mjekësor dhe shëndetit publik në SHBA, e cila përfshin 27 Institute dhe Qendra kërkimore. NIH është një nga institucionet kryesore të Departamentit Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, e cila shërben si agjencia kryesore federale për kryerjen dhe mbështetjen e studimeve kërkimore bazë dhe atyre klinike mjekësore, si dhe institucioni që hulumton heton shkaqet, trajtimet dhe kurat për sëmundjet e zakonshme dhe të rralla.
Ndërsa, Qendra Ndërkombëtare “John E. Fogarty” është pjesë e qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara dhe është sektori i vetëm i NIH, misioni i të cilit është mbështetja e shëndetit global.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com