Shengeni Ballkani/ Rama, Vucic dhe Zaev takim online: Kosova të mbajë fjalën e dhënë në SHBA, të na bashkohet! Ftesë dhe për Malin e Zi e Bosnje-Hercegovinës

Shengeni Ballkani/ Rama, Vucic dhe Zaev takim online: Kosova të mbajë fjalën e dhënë në SHBA, të na bashkohet! Ftesë dhe për Malin e Zi e Bosnje-Hercegovinës

Edi Rama, Aleksandar Vucic dhe Zoran Zaev

TIRANË- Një grup i përbashkët pune do të ngrihet me zyrtarë të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për projektet Infrastrukturore pune mes tre vendeve. Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme që janë zhvilluar presidentit  Aleksendar Vuçiç, kryeministrat, Edi Rama dhe Zoran Zaev në kuadër të Mini-Shengenit. Në mbledhjen e sotme të zhvilluar online është ripërsëritur thirrja për Kosovën që t'iu bashkuar Mini-Shengenit, në vijimësi të zotimit që kryeministri Avdullah Hoti bëri në SHBA-së.

"Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord se është shumë e rëndësishme që në nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal të marrin pjesë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.  Ata ftuan zyrtarisht Kosovën që të bashkohet me nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal.  Ftesa vjen në vijim të kuadrit të përcaktuar në takimin e Uashingtonit në shtator të këtij viti midis Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti", thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp.

Megjithatë, një ftesë është bërë edhe në drejtim të qeverisë së Malit të Zi dhe të Bosnje- Hercegovinës për t'iu bashkuar, për të sjellë një bashkëpunim më të mirë në rajon.

"Tre udhëheqësit thanë se shpresonin që, së shpejti, edhe qeveritë e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës do të mund t’i bashkoheshin nismës. Kështu, mund të arrihet një bashkëpunim më i mirë ekonomik midis të gjitha vendeve të rajonit, çka do të sillte si rezultat rritjen e lirive, tregtisë dhe përgjithësisht, standarde më të mira jetese për të gjithë popujt e rajonit", vijon deklarata.

Fokusi i takimit të sotëm ishte diskutimi për vijimin bashkëpunimit, që është ndërprerë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Takimi Rama-Vuçiç-Zaev, vendimet që u morën në mbledhjen e sotme

Pas takimit online, Rama-Vuçiç-Zaev kanë dalë në një deklaratë të përbashkët.

"Deklaratë e përbashkët për shtyp në vijim të videotakimit midis udhëheqësve të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut:

Presidenti Vuçiçdhe kryeministrat, Rama dhe Zaev, theksuan se nisma për thellimine bashkëpunimit rajonal është plotësisht në përputhje me Procesin e Berlinit dhe një bazë e mirë për Samitin e Sofjes.

Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut - Presidenti Aleksendar Vuçiç, kryeministrat, Edi Rama dhe Zoran Zaev, zhvilluan sot një takim përmes Zoom-it përrifillimin e nismës për bashkëpunimin e thelluar rajonal që u prezantua vitin e kaluar.

Veprimtaritë e nismës për bashkëpunimin e thelluar rajonal u shtynë për shkak të pandemisë Covid-19dhe zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Tre udhëheqësit ranë dakord se kriza e ka theksuar nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe integrimit ekonomik rajonal.

Gjatë takimit online, Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev, theksuan se nisma është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit dhe përbën një bazë të mirë për përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për takimin e ardhshëm mbi Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në nëntor në Sofje. Këtë vit, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkëkryesuese të Procesit të Berlinit.

Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord se është shumë e rëndësishme që në nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal të marrin pjesë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ata ftuan zyrtarisht Kosovën që të bashkohet me nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal.

Ftesa vjen në vijim të kuadrit të përcaktuar në takimin e Uashingtonit në shtator të këtij viti midis Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dheKryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev ranë dakord po ashtu të ngrenë një grup të përhershëm pune, që do të përfshijë përfaqësues zyrtarë nga secili prej vendeve, me qëllim përshpejtimin e zbatimit të veprimtarive, për të cilat është rënë dakord në kuadrin e nismës së bashkëpunimit të thelluar rajonal.

Udhëheqësit ranë dakord se nisma e bashkëpunimit të thelluar rajonal mund të përdoret për identifikimin e projekteve tëpërbashkëta në infrastrukturë për agjendën e zhvillimit të rajonit, në përputhje me Paketën Ekonomike e të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, tre Liderat u dakortësuan të thellonin bashkëpunimin dhe të linjëzojmë politikat në lidhje me shëndetin publik në kontekstin e luftës kundër Covid-19.

Tre udhëheqësit thanë se shpresonin që, së shpejti, edhe qeveritë e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës do të mund t’i bashkoheshin nismës. Kështu, mund të arrihet një bashkëpunim më i mirë ekonomik midis të gjitha vendeve të rajonit, çka do të sillte si rezultat rritjen e lirive, tregtisë dhepërgjithësisht, standarde më të mira jetese për të gjithë popujt e rajonit"  thuhet në deklaratën e përbashkët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 01/11/2020 12:59

    Nuk e kupton Edi Rama qe asnje shqiptar nuk eshte i interessuar per minishengen me serbi. Te gjithe shqiptar et duam vetem bashkimin kombetar

    Përgjigju
  • Mondi: 31/10/2020 03:29

    Ju dhjefsha minishengenin tuje , se Serbia do perfitoje Si gjithmon me qeveritar legena Si puna juaj

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/10/2020 16:02

    Gjat luftës me serbin e patem mëm Shqipërin në krah, sot Edi Rama do na kthejë prap nën serbi Kosovën dhe Shqipërin së bashku...!!! Kjo është tradhëtia më e madhe që nga Esat Pasha që je duke e bër...!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/10/2020 15:58

    O Edi Rama do e përjetosh fatin e Milos në Malin e zi !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend