Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në zonën e turistike të Shëngjinit. Uji ka vërshuar në rrugë dhe rrugica në disa zona të këtij qyteti turistik.

Kjo situatë është e vazhdueshme sa herë ka reshje shiu dhe shkaku kryesor janë ndërtimet pa kriter, të cilat kanë bllokuar sistemin e kanalizimeve.

Prej orëve të drekës të kësaj të premte i gjithë rajoni i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura shiu.