Deti i trazuar, shmanget tragjedia në Shëngjin! Dy pushues rrezikuan të mbyten, dërgohen në spital

Dy pushues nga Kosova, një 40 vjeçar dhe një 30 vjeçare kanë rrezikuar të mbyten ndërsa ndodheshin për pushime në bregdetin e Shëngjinit. Kanë qenë të afërm dhe pushues të tjerë që kanë ndërhyrë dhe kanë nxjerr nga uji dy personat që rrezikuan.

Atyre u është dhënë menjëherë ndihma e parë dhe me janë transportuar me urgjence drejt Spitalit Rajonal të Lezhës. Për njërin nga personat qe rrezikuan mbytjen është në gjendje të rëndë. Deti gjatë ditës së sotme ka qene i trazuar dhe me dallge të mëdha.

Për ngjarjen kanë nisur edhe hetimet nëse janë respektuar kriteret për stacionet e plazhit me vendosjen e flamujve qe paralajmërojnë rrezikun si dhe prezencën e vrojtuesve të plazhit në zonë.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve. Një ditë më parë një pushues nga Kosova rreth 42 vjeç rrezikoi jetën në ujërat e bregdetit të Shëngjinit në zonën e Ranës së Hedhun.

42-vjeçari kishte shkuar në thellësi dhe është dashur ndihma e policisë me skaf për ta nxjerr në breg.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja