Shëngjin/ Gjendet i mbytur në det tregtari 30-vjeçar nga Elbasani, mister rrethanat

Shëngjin/ Gjendet i mbytur në det tregtari 30-vjeçar nga Elbasani, mister rrethanat

Plazhi i Shëngjinit

Një 30-vjeçar nga Elbasani është gjetur i mbytur këtë të hënë pranë portit të Shëngjinit në vendin e quajtur "Skalierat". Trupi i pajetë është konstatuar në det nga pushuesit të cilët kanë njoftuar policinë. 

Report Tv ka mësuar se viktima është Mariglen Ibrahimi, 30 vjeç, banues në Elbasan. Ai punonte si tregtar ambulant në plazhin e Shëngjinit. 30-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen një ditë më parë. Nuk është e qartë nëse tregtari ka humbur jetën si rrjedhojë e kontaktit me ujin e ftohtë, apo kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. 

Njoftimi i policisë:

Lezhë 

Informacion paraprak 

Më datë 16.07.2018, rreth orës 09:45, në Shëngjin, në afërsi të portit Shëngjin, tek vendi i quajtur "Skalierat", është gjetur i mbytur në det shtetasi M.I.rreth 30 vjeç, banues në Elbasan. 

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Macron takohet me Zelenskyn: 2 miliardë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën! Sanksionet ndaj Rusisë? Ende herët për të folur për heqjen e tyre

Macron takohet me Zelenskyn: 2 miliardë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën! Sanksionet ndaj Rusisë? Ende herët për të folur për heqjen e tyre