SHENGJIN- Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Englantina Gjermeni ka zhvilluar një vizitë në zonën bregdetare të Shëngjinit. Ajo ka diskutuar me kreun e kësaj njësie vendore Salvador Kacaj për mënyrat e bashkëpunimit në mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ministrja Gjermeni ka falënderuar kreun e komunës Salvador Kacaj dhe gjithë njësinë vendore të Shëngjinit për angazhimin që kanë patur për ta bërë plazhin e Shëngjinit të jetë i dëshiruar për të gjithë pushuesit dhe turistët.
 
Sipas Gjermenit, pastërtia që gjendet në plazhin e Shëngjinit, investimet private dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, do të gjenerojnë më shumë të ardhura, punësim dhe mirëqenie për banorët e këtyre zonave.
 
Kreu i komunës Shëngjin Salvador Kacaj ka bërë të ditur se është gjetur mirëkuptimi mes palëve në shërbim të turizmit dhe se ky vit do të jetë i suksesshëm për bregdetin e Shëngjinit.
 
Ministrja Gjermeni ka qenë në terren për të parë nga afër situatën në plazhin e Shëngjinit, ndërsa është impresionuar me konstatimet se ky bregdet është gati dhe me të gjitha sherbimet që kërkojnë qytetarët, pushuesit dhe turistët.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)