SHËNGJIN- Banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që vijojnë të jenë të strehuar në Shëngjin, janë hequr nga lista e trajtimit ushqimor. Ata duhet të lirojnë hotelet ku qëndrojnë prej më shumë se 2 muajsh, pasi bashkia e Kurbinit e ka mbyllur kontratën me këto subjekt.
Vendimi nuk është pritur aspak mirë nga banorët, të cilët thonë se nuk kanë ku të strehohen dhe kërcënojnë me veprime ekstreme nëse nuk do gjendet një zgjidhje për ta.
"Ne nuk kemi ku të shkojmë, jemi me fëmijë dhe mamanë e kam të sëmurë bëjmë apel që të na gjendet një strehim", tha një banore.
"Unë me tre fëmijë, nuk na kanë dhënë bonus dhe pa pikë turpi na thonë që të dalin dhe të aplikojmë për çadër. Nuk dal nga këtu sikur të bëhet nami, aty do rri bashkë me 3 fëmijët", tha një tjetër banore.
"Shkuam aty për të dhënë firmën, na thanë që duhet të dalim. I thashë ku të shkoj unë jam 13 vetë, me fëmijë të vegjël", tha një tjetër.
"Jam nënë e 8 fëmijëve, nuk kam ku të shkoj vetëm të dal para makinave", u shpreh një tjetër banore.
Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cuka deklaroi se do të largohen banorët të cilët kanë përfituar bonus qiraje ndërkohë banorët thonë se vijojnë të qëndrojnë në hotele pasi nuk gjejnë banesa me qira, për shkak se një pjesë e tyre nuk kanë përfituar bonus apo pagesa nuk iu është levruar ende.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës çon në gjyq portugezin Ruben Saraiva! Vrasja për gjakmarrje! Veçohet dosja për 4 të tjerët (VIDEO)
6 Dhjetor, 13:33
-
Murtaja afrikane e derrit, identifikohet një vatër në Lezhë! Vendoset në karantinë zona në Malin e Rrenxit në Shëngjin
29 Nëntor, 09:49
-
Reduktohet personeli Italian në qendrat e emigrantëve në Lezhë, fillojnë rikthimet në Itali
23 Nëntor, 09:58
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i peshkarexhave në Shëngjin! Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, parashikohen reshje me intensitet
21 Nëntor, 09:39
-
Shëngjin/ Shkrumbohet nga flakët një makinë tek Rana e Hedhun, drejtuesi ishte brenda mjetit bashkë me dy vajzat! Arritën të dalin pa lëndime (VIDEO)
19 Nëntor, 16:40
-
Marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali, qendrat mbeten bosh, largohen 50 agjentët e parë! Do rimodelohet struktura
13 Nëntor, 07:51
-
Marrëveshja/ 7 emigrantët e vendosur në Shëngjin kthehen në mesnatë në Brindizi
12 Nëntor, 07:49
-
Gjyqtarët italianë bllokojnë sërish dërgimin e emigrantëve në Shqipëri! Qeveria e Melonit përplaset me ta, Salvini: Vendim politik! Sulmon opozita
11 Nëntor, 21:36
-
Marrëveshja/ Emigrantët që erdhën në Shëngjin kthehen sonte në Itali! Gjyqtarët e Romës çojnë çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (VIDEO)
11 Nëntor, 17:47
-
Emigrantët që erdhën me anijen ‘Libra’ në Shëngjin: Kemi 4 ditë pa u larë
11 Nëntor, 13:40
-
Marrëveshja me Italinë/ Gjykata në Romë vendos nesër për emigrantët e strehuar në Gjadër
10 Nëntor, 14:57
-
Marrëveshja e emigrantëve/ Tre deputetë të opozitës italiane vizitojnë Gjadrin: Qeveria Meloni po shpërdoron taksat, këtu duket si burg
9 Nëntor, 13:56
askush nuk ju pengon te dalesh e te hidhesh para makinave.Askush nuk duhet te ju pergjigjet per shtepit tuaja te rrenuara,ato jane personale e askujt tjeter.Shkoni ne cadra se u mesuat keq me ushqimin pa pagese.qulaxhinj.
PërgjigjuÇA KERKOJN KETA KAN TRE MUAJ QE PO HAN QYL HOTELET JAN PRONE PRIVATE DHE SMUND TE MBAJN KETA PER GJITH KOHEN QE TU NDERTOHET BANESA KETA TE JETOJN NE ÇADER SI NE TE GJITH BOTEN KUR NDODHIN TE TILLA FATKEQSI NGRIHEN DHE QENDROJN NE ÇADRA PO U MESUAN QE TE MOS PAGUAJN AS PER TE NGREN SJEMI NE KOMUNIZEN POR NE SISTEM KAPITALIST DHE KAQ TE THON FALEMDERIT
Përgjigju