Shëngjin, koha me diell ‘mbush’ bregdetin, pushuesit vazhdojnë frekuentimin në prag tetori

Edhe pse jemi në fundin e muajit shtator dhe temperaturat janë ulur ndjeshem, në zonen turistike të Shëngjin vijon të ketë vizitor.Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar fundjaven. Krahas motit me diell edhe çmimet e favorshme të kësaj periudhe janë arsye që zona turistike e Shëngjinit po vijon të frekuentohet. 

Prezenca e vizitorëve në Shëngjin ka bërë që sezoni të zgjatet e për këtë arsye edhe bizneset të vijojnë të shërbejnë në zonë. Kjo është një mundësi për ta parë sezonin përtej stinës së verës dhe intensitetit të lartë të muajve korrik e gusht dhe në Shëngjin kjo po ndodh.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës