Dy vrojtues plazhi, të ndihmuar nga pushuesit, kanë shmangur një tragjedi pasditen e sotme në Shëngjin, duke i shpëtuar jetën një familje nga Ferizaj i Kosovës, që rrezikuan të mbyteshin nga dallgët.

Babai me dy vajzat u futën në et për t’u larë, por dallgët rrezikuan jetën e tyre, por fatmirësisht, dy vrojtuesit e plazhit, Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha, ndërhynë në kohë.

Ata zgjidhën tapat kufizuese dhe ndihmuan të rrezikuarit të mbaheshin me to, ndërsa më pas ishin pushuesit e tjerë që ndihmuan për t’i kaluar litarin e rulit statik vrojtuesve, duke u ‘lidhur’ dorë për dore. Fatmirësisht, babi me dy vajzat u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore.