Shëngjin/ Ndotja “zbraz” plazhin e Kunës, pronarët e bizneseve: Kemi falimentuar

Plazhi Kunës në Shëngjin është braktisur tërësisht nga pushuesit gjatë këtij sezoni turistik. Këto pamje i përkasin ditës së dielë dhe siç shihet, çadrat janë të boshatisura. Shkak për këtë situatë është bërë ndotja që iu krijua bregdetit në fillimin e muajit korrik e që vijon të jetë prezente edhe gjatë gjithë gushtit.

Kjo problematikë ka penalizuar me dhjetra biznese në këtë zonë. Pronarët e këtyre bizneseve thonë se kanë falimentuar, ndërsa fajësojnë autoritetet të cilët nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar ndotjen.

Kur vijmë këtu e shohim këtë ndotje, është brengosje. Këto problemet e bregut, algat që dalin pambarimisht, brenda 24orëshit mund të pastrohen 3-4 herë, dhe prapë është pis, prapë ngelen algat. Njerëzit e shohin, marrin makinat dhe ikin. Këtë vit, deklarojmë falimentimin.

Pronarët e bizneseve në Plazhin e Kunës

Pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se ndotja e bregdetit të Kunës në Shëngjin ka ardhur nga hapja e një kanali që lidh detin me lagunën, duke dëmtuar në këtë mënyrë një nga perlat e bregdetit të Adriatikut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve